Flash

Arrestohet drejtori i rëndësishëm i LSI-së në 4 vjet

Lapsi.al 2 February 2018
Arrestohet drejtori i rëndësishëm i LSI-së në 4 vjet

Është arrestuar ish-Drejtori Autoritetit të Rrugëve, Dashamir Xhika. Ai akuzohet për abuzime në ndërtimin e aksin rrugor Tiranë-Elbasan.  Arrestimi i Xhikës erdhi pas auditit nga ministria për këtë aks.  Kallëzimi i Xhikës u bë në Prokurorinë e Krimeve të rënda nga ministri Damian Gjiknuri. Dashamir Xhika ka qene kreu i ARRSH, si perfaqesues i Levizjes Socialiste per Integrim.

Pas auditit, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dërgoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal në ngarkim të Dashamir Xhikës, ish-Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH; Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë ARRSH.

Auditi gjeti dëm ekonomik në vlerën 53,9 milion USD. Përveç kësaj, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,1 milion USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI