Flash

“Jeni të gjithë njësoj”, Basha përplaset live me Lubonjën dhe tregon me emra oligarkët

Lapsi.al 1 February 2018
“Jeni të gjithë njësoj”, Basha përplaset live me

Deklarata e Fatos Lubonjës se e gjithë kasta politike është njësoj shkaktoi debat në emisionin “Studio e Hapur”, mes tij dhe Lulzim Bashës.

Fatos Lubonja përshkroi një panoramë të zymtë lidhur me mënyrën si është katandisur Shqipëria vitet e fundit, që nga lulëzimi i trafikut të drogës, pushteti i oligarkëve e deri tek pastrimi i parave me ndërtimet.

Sipas Lubonjës, Basha nuk reagoi kur Rama e përballi me emrat e të ashtuquajturve oligarkë në parlament. Për të, kjo ndodhi pasi të njëjtët binzesmenë që po pasurohen sot në kurriz të popullit, merrnin koncesione, para publike dhe ndërtonin edhe gjatë qeverisë së shkuar.

Basha e kundërshtoi duke thënë se kriminelët nuk janë futur nga PD-ja në parlament dhe bashki. Kur filloi të përmendte me emra të dënuarit që Rama solli në pushtet, Lubonja ndërhyri duke kërkuar që Basha të flasë me emra për oligarkët.

Bashës iu sos durimi.

"Kemi folur dhe denoncuar me emra, Vilma Nushin për Check-upin, Beson e Taivanit për ARMO-n, Pand Carapulin që ka marrë OSHEE, Agron Papulin për makinat e Policisë dhe qeverisë, ALBstarin me stadiumin, koncensionin e Rrugës së Arbrit me Rrok Gjokën, koncensionin e rrugës së kombit, iniceneratorët me Klodian Zoton, Suzerin që e ndalëm për hidrocentralin e Skavicës, aeroportin e Vlorës, për Alban Eftimin për atelier 4, të gjithë ne i kemi denoncuar. streha e fundit e një qeverie autokratike të lidhur me krimin është për të thënë që edhe këta të tjerët janë njësoj si ne dhe më vjen keq që njerëz që duan të mirën publike bien në këtë grancë. Kur ky solli kriminelët në luftuam për dekriminalizimin. Kur ky me oligarkët nisi skemat e kapjes së ekonomikës, bregdetin, naftës, infrastrukturës, koncensioneve.” -  u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Fitoret afrofe të qeverisë

Nga Astrit Patozi U ktheva në shtëpi dhe pashë lajmet për sherrin në parlament. Unë, që e dija rendin e ditës, prisja një betejë maratonë për aeroportin e V...

20:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI