Flash

Rama: Kotzias ka të drejtë, e vërteta e 12 miljeve që do marrë Greqia

Lapsi.al 1 February 2018
Rama: Kotzias ka të drejtë, e vërteta e 12 miljeve që do

Kryeministri Edi Rama ka tentuar për herë të parë të japë një përgjigje për deklaratën e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se vendi fqinj do të shtrihet në 12 milje në kufirin detar. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, Rama tha se deklarata e Kotzias është e vërtetë. Ai shtoi se e drejta e “12 miljeve” është e përcaktuar në Konventën e Detit.

“Ç’ka po ndodh është himni më solemn i marrëzisë. E bazuar në faktin që jo vetëm ka një injorancë të madhe, por dhe një nevojë që të kapet pas një fjale, në fakt korrkete nga ana e ministrit të jashtëm grek, por lepuri flet te reforma në drejtësi dhe vetingu” – tha Rama.

“Ministri i jashtëm grek ka konfirmuar ç’ka është e shkruar në nenin 3 të Konventës së Detit. Parimi i 12 miljeve është parim i konventes. 12 miljet janë edhe sot. 12 miljet Shqipëria i ka regjistruar në OKB që në vitin 1992.

Ai nuk ka thënë që ne do të zgjerohemi në 12 milje, por jemi bazuar në parimin e “12 miljeve”. Ne do të marrim për bazë parimin e barazlargësisë duke e axhustruar sipas rastit.

Greqia kërkoi rinegocimin apo e kërkuam ne? Greqia është e lumtur me marrëveshjen e vitit 2009 që sipas Gjykatës Kushtetuese është antikushtetuese që e përkthyer është tradhti. Për 3 vite me radhë Greqia i iku kërkesës për të korrigjuar marrëveshjen e 2009-ës. 12 miljet janë edhe në marrëveshjen aktuale. Kanë qenë dhe më parë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fitoret afrofe të qeverisë

Nga Astrit Patozi U ktheva në shtëpi dhe pashë lajmet për sherrin në parlament. Unë, që e dija rendin e ditës, prisja një betejë maratonë për aeroportin e V...

20:40

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI