Flash

Thaçi e Haradinaj heqin dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale

Lapsi.al 1 February 2018
Thaçi e Haradinaj heqin dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale

Presidenti Hashim Thaçi dhe shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj janë zmbrapsur pothuajse në të njëjtën kohë nga qëndrimi që kishin kundër Gjykatës Speciale, duke deklaruar se ajo nuk mund të shfuqizohet. Mirëpo, deputetët që nënshkruan nismën thonë se ende kanë mendimin e njëjtë, tashmë të kundërt me shefat e tyre. Megjithatë, disa prej tyre besojnë se tentativa e tyre në mungesë të votave do të dështojë. Ishte i pari kryeministri i vendit që deklaroi se ekzistimi i Gjykatës Speciale nuk do të vihet në pikëpyetje, sepse, sipas tij, ajo është krijuar me ndryshime kushtetuese dhe është votuar me shumicë parlamentare. Tjetri nga tre ideatorët për shfuqizim të Speciales, presidenti Thaçi, të enjten deklaroi se përfundimisht ajo nuk mund dhe nuk do të shfuqizohet.

“Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrimi i shtetit”, deklaroi ai.

Tërheqje tjetër kishte bërë edhe Kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, i cilitheksonte se klasa politike nuk ka fuqi ta ndalojë shfuqizimin e saj. Mirëpo, ishin këta tre komandantë që u përfolën se kishin shtyrë deputetët drejt kësaj nisme. Në ditën kur nënshkrimet u mblodhën, pas një takimi të mbyllur për media, të parët e shtetit nuk thanë asgjë edhe pas paralajmërimeve të shumta nga ndërkombëtarët. Por, përkundër tërheqjes së nismëtarëve të këtij procesi, deputetët që nënshkruan nismën vazhdojnë të mbrojnë qëndrimet e njëjta, tashmë të ndryshme me shefat e tyre./express

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI