Flash

Ekstradimi i financierit të Habilajve, flet eksperti: Antiligjor! Një rast i pashembullt

Lapsi.al 1 February 2018
Ekstradimi i financierit të Habilajve, flet eksperti: Antiligjor! Një

Për 19 vjet Arben Braçe ka drejtuar Departamentin e Ekstradimeve në Ministrinë e Drejtësisë të njohur si Drejtoria e Marrëdhënieve Gjyqësore me Jashtë. Gjatë karrierës së tij nuk rezulton që të ketë një rast të dytë si precedenti Nezar Seiti, që t’i jetë dorëzuar një shteti tjetër duke qenë ndërkohë nën hetim në vendin e tij.

Për të gjithë ata që hetoheshin në Shqipëri, është aplikuar dorëzimi i shtyrë dhe asnjëherë nuk është miratuar ekstradimi qoftë nga gjykata, qoftë nga Ministria e Drejtësisë.

“Nuk ka patur qoftë dhe një rast ku një shtetas të dorëzohet pa vuajtur më parë veprën penale për të cilën akuzohet në Shqipëri. Ka patur persona nën hetim për të cilët është ndjekur dorëzimi i shtyrë, pra është bërë pezullimi i ekstradimit duke marrë në konsideratë që personi po hetoj në Shqipëri”, thotë Braçe.

Në kohën që prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar nisjen e hetimeve, pyetja është se kush e ka shkelur ligjin? Braçe thotë se shkelja është lehtësisht e verifikueshme dhe gjithçka nis pikërisht në organin qendror të akuzës.

“Institucioni që ngarkon Kushtetuta është Prokuroria e Përgjithshme, që duhet të verifikonte gjithë ngarkesat penale që ka ky shtetas përpara se të ekstradohej, Këto ngarkesa penale i paraqiteshin gjykatës dhe Ministria e Drejtësisë e fillon dhe e mbaron procedurën e ekstradimit. Në të gjitha hallkat e këtij procesi duhet të kishte në konsideratë respektimin e marrëveshjes dypalëshe.

Pra, duke i dhënë prioritet çështjes që ky shtetas ka në Republikën e Shqipërisë. Në rastin tonë, autoritet qendror është dhe Ministria e Drejtësisë, e cila duhet të jetë shumë më e kujdesshme, sidomos për çështje si ky shtetas që janë çështje të krimit të organizuar. Është një shkelje lehtësisht e verifikueshme”,- thotë eksperti.

Përpara se Gjykata e Tiranës të vendoste pro ekstradimit, prokurori i kryeqytetit duhet të zbatonte gjithashtu ligjin.

“Organi i Prokurorisë që përpilon dosjen dhe që e çon dosjen në gjykatë për ekstradim shikon të gjitha ngarkesat penale që ka ky shtetas dhe ngarkesat penale që ka ky shtetas kanë qenë shumë evidente, pra, prokuroria përkatese që ka ndjekur dosjen përkatëse dhe Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale”,- vijon Arben Braçe.

Ish-zyrtari Braçe e përshkruan ekstradimin e Seitit si mungesë e autoritetit të shtetit dhe sipas tij, shpërndarja e përgjegjësisë edhe ndaj Krimeve të Rënda është e pavend.

“Krimet e Rënda kanë dhënë një masë sigurie për këtë çështje. Ata nuk janë marrë me ekstradimin, është marrë një prokurori tjetër”,- thotë ai.

Tashmë që asgjë nuk zhbëhet, Arben Braçe paralajmëron se në bazë të parimit të specialitetit, hetimet ndaj tij në Shqipëri pushohen.

“Prova ikën nga shteti shqiptar dhe shkon tek një shtet tjetër. Pra, ne e kishim një burim shumë të rëndësishëm të provës, i kishim të gjitha mundësitë për dorëzimin e shtyrë”, deklaron Arben Braçe./TCH/

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI