Flash

DENONCIMI/ Vajzat e LSI ngacmohen me komente seksiste në parlament

Lapsi.al 1 February 2018
DENONCIMI/ Vajzat e LSI ngacmohen me komente seksiste në parlament

Regjia e TVSH dhe kamerat e vendosura lart mbi sallën e parlamentit kanë kapur shpesh në objektiv pamje kur burrat e parlamentit shahen dhe grushtohen mes tyre në sallën e parlamentit, por një deklaratë e Nora Malajt, deputete e LSI, zbulon se situata është më e rëndë për vajzat e reja.

Ajo që nuk shihet është se deputetet femra të LSI-së bien vazhdimisht pre e ngacmimeve dhe komenteve me natyrë seksiste, sipas Malajt. Një denoncim i tillë nuk ishte bërë asnjëherë më parë në parlament, por deputetja e LSI tha se në këtë sallë nuk ka më asnjë etikë.

"Nëse do kishit dëgjuar sot se cfarë fyerjesh i bënë deputetët e pozitës deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar që ka mbaruar kodi i Etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist i parlamentit shqiptar" u shpreh Nora Malaj.

Deklarata u bë kur Nora Malaj, kishte në krah të saj dy vajza të reja deputete, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

Të dyja deputetet u kthyen në personazhe të protestës së 18 dhjetorit për shkak të përplasjes brenda dhe jashtë parlamentit, por më parë nuk ishte bërë asnjë denoncim për komentet seksiste nga kolegët e tyre deputetë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI