Flash

Mbaron protesta, Rama del bashkë me deputetët e PD-së nga parlamenti (FOTO)

Lapsi.al 1 February 2018
Mbaron protesta, Rama del bashkë me deputetët e PD-së nga

Si për të zbutur tensionin që transmetuan pamjet e protestës së opozitës në parlament, Edi Rama doli në këmbë nga salla e parlamentit, bashkë me opozitarët.

Madje për të treguar se situata nuk është aq serioze sa ç’duket, Rama qëndroi disa momente në hyrje të parlamentit, pak metra nga Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë demokratë.

Përveç disa vështrimeve inatçore që u shkëmbyen në shkallët e parlamentit, asgjë nuk ndodhi. Rama iku i qetë bashkë me Elisa Spiropalin dhe demokratët qëndruan në oborrin e kuvendit.

Dalja e Ramës nga dera kryesore e parlamentit nuk është e zakonshme, pasi në raste të tilla garda kujdeset që kryeministri të largohet nga dalja e pasme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI