Flash

Eni Vasili sposton emisionin të enjten dhe sulmon kolegët meshkuj: "gjobaxhinj, qokatarë shantazhues që marrin bonuse nga partitë"

Lapsi.al 1 February 2018
Eni Vasili sposton emisionin të enjten dhe sulmon kolegët meshkuj:

Drejtuesja emisionit Studio e Hapur, Eni Vasili, i është përgjigjur pozitivisht një vendimi të drejtuesve të Nevs 24 për ta kaluar emisionin të enjten ditë kut në këtë ekran transmetihej programi i Ylli Rakipit që tashmë ka kaluar në Top Channel. Me këtë rast ajo ka bërë një skaner të konkurencës politike të emisioneve të së enjtes, duke i fshikulluar në mënyrë të pamëshirshme rivalët dhe kolegët e saj. Duke thënë se e entja e Enit do të jetë ndryshe nga ajo e Fevziut, Ballës, Rakipit, Vasili ka shkruar në Panorama.  "E enjtja ime është mundi dhe sakrifica e një gruaje në gazetari, në përpjekje për të garuar me dinjitet dhe integritet, në një treg të deformuar interesash burro-politiko-personalo-bizneso gazetaraske, ku më i “pëlqyeri” është ai gazetar gjobaxhi që di të bëjë shantazhin e rradhës me pushtetin, për të arritur më pas marrëveshjen e pritur, ai që ka jo vetëm orën më të shtrenjtë dhe makinën tip i fundit, por kalon me krenari e karshillëk edhe fundjavat e pushimet, me politikanë e bankierë, për t’i intervistuar më pas rehatshëm e mërzitshëm të enjteve tona" ka shkruar ajo duke siguruar emisioni i saj do te jete "pa qoka pushtetesh dhe as bonuse partish".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI