Flash

Paloka: Deputetët opozitës u kontrolluan para se të futen në Kuvend, nuk jemi terroristë

Lapsi.al 1 February 2018
Paloka: Deputetët opozitës u kontrolluan para se të futen në

Edhe seanca e sotme parlamentar e nis me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e Partisë Demokratike janë përballur mëngjesin e sotëm me kontrollin e sigurisë të Parlamentit. Kjo është bërë publike nga deputeti i PD, Edi Paloka, i cili tha se janë kontrolluar sikur të ishin terroristë.

“Zoti kryetar sot kur deputetët e opozitës hynë në sallën e parlamentit u kontrolluan sikur po kalonim në zonën…Ne jemi deputet nuk jemi as terroristë, as hajdutë, as kriminelë. Nëse ka nga ata i ke aty lart. Nëse ka frikë ai lideri juaj global nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë. Ai ta ketë të qartë se sado kontroll të bëjë aty këpucë kemi të gjithë.” – tha Paloka.

Kryeparlamentari Ruçi tha se do të bënte verifikimin pasi nuk ishte në dijeni.

“Do ta verifikoj, nuk e di si është, sapo u njoftova.” – është përgjigjur Ruçi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI