Flash

Monika Kryemadhi mbath këpucë me taka të rënda në parlament, në shënjestër Etilda Gjonaj

Lapsi.al 1 February 2018
Monika Kryemadhi mbath këpucë me taka të rënda në

Në seancën e sotme në parlament, Monika Kryemadhi nuk gjuajti me çizme Edi Ramën, megjithatë për të qenë e sigurtë veshi “këpucë me taka të rënda”.

“Sot i kisha kepucët me takë të rëndë. Çizmja është simboli, çizmja më e rëndë e krimit që i ra në kokë shqiptarëve duhet të kthehet në çizme te shqiptareve, që i bie në kokë Ramës”- tha kryetarja e LSI në një prononcim për gazetarët.

Por në sallën e parlamentit, kryetarja e LSI e ka pasur një shënjestër. Duket se e ka ndjekur me sy Etilda Gjonajn, që siç tregoi “iku me vrap nga parlamenti".

Nëse ka pasur ndërmend të njëjtën goditje si me Edi Ramën, Monika Kryemadhi nuk e tha, por sipas saj ministrja duhet arrestuar për firmën që hodhi në lejen e ekstradimit të Nezar Seitajt.

“Frika që kanë ndaj Tahirit dhe për pasojë largimi i Seitit, është vetëm maja e ajsbergut” u shpreh kryetarja e LSI në oborrin e parlamentit për gazetarët.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI