Flash

Paralajmërimi i fortë i Berishës: Rama s’mund ta kalojë marrëveshjen për detin pa kaluar mbi trupat tanë

Lapsi.al 1 February 2018
Paralajmërimi i fortë i Berishës: Rama s’mund ta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë sot lidhur me negociatat e Shqipërisë me Greqinë, sa i përket marrëveshjes së detit. Ai tha se Rama mund ta kalojë marrëveshjen e Detit me Greqinë, vetëm nëse kalon mbi trupat e depuetetëve opozitarë.

“Përjashtoi kreun e grupit parlamentar që të kalojë hajdutërisht dhe të zhduket nga Parlamenti sepse ka bërë aktin antikombëtar më të madh në këto 104 vjet, ka bërë pazarin më të madh për zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje. Ministri i Jashtëm grek këtë deklaratë e ka 100% të vërtetë. Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit. Këto fusha i takonin 100% Shqipërisë sipas marrëveshjes sonë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancë të barazlarguar. Marrëveshja e Ramës është: po të jap dhërrime dhe po mbaj llokmën për vete. Rama s’mund ta kalojë atë marrëveshje pa kaluar mbi trupat tanë. Do ta paguajë me të gjithë çmimet nëse mendon të kalojë këtë marrëveshje.” – tha Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI