Flash

Deputetet e LSI-së i mbyllin gojën Taulant Ballës, deputeti i PS-së: Mos bëni si kukuvajka

Lapsi.al 1 February 2018
Deputetet e LSI-së i mbyllin gojën Taulant Ballës, deputeti i

Pas seancës së tensionuar të Kuvendin, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka bërë një deklaratë për mediat. Por ai nuk është lejuar të flasë nga deputetet e Partisë Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj. Ato kanë folur gjatë gjithë kohës që Balla ishte duke folur.

Balla ka insistuar që të flasë në lidhje me projekt-ligjet që janë miratuar në Kuvend, por dy deputetet e LSI i kërkuan shpjegim përse iu ndërpre fjala opozitës sot. Ndërkohë Balla nga ana e tij u është drejtuar duke u thënë që të mos bëjnë si kukuvajka dhe se janë një shembull i keq për rininë.

Debati mes Balla dhe deputeteve të LSI-së:

Balla: Ju jeni shembull më i keq për rininë.

Mehmetaj:- Mos u merr me rininë se s’ke asnjë të drejtë të flasësh për rininë. Ne të rinjve na kanë zgjedhur qytetarët, ty dhe rilindjen ju kanë zgjedhur kriminelët. Vota kundër teksteve falas tregon sa shumë interesoheni për të rinjtë dhe qytetarët. Keni frikë nga fjala e lirë e opozitës se jeni të kapur kokë e këmbë nga krimi dhe korrupsioni

Taulant Balla: - Këta janë si puna e asaj me gomarin e do ujin e ngrohtë apo të ftohtë. Ta ekstradojmë mos ta ekstradojmë. Ju ka zgjedhur mirë Monika, jeni modeli më i keq që ka rinia e sotme. Keni zgjedhur të bëni kukuvajkat. Populli gjykon e vlerëson. Këta që ishin mësuar të rrinë në pushtet i nxorri në opozitë."

Mehmetaj: Pse ja ndërpretë fjalën opozitës?

Balla: Mos bëni kukuvajkat!

Ndërkohë në krah të dy deputeteve të LSI-së, deputetja Nora Malaj deklaroi: Kuvendi është vendi i fjalës.  Nëse duam të kalojmë dhe të japim alternativa që janë për tekste falas askush nuk ka të drejtë as të fyejë dhe ndalojë. Parlamenti është i të gjithë atyre që kanë vendosur deri në fund kauzën e së drejtës. Ky oborr dhe ai parlament do jenë foltorja për të zgjidhur problemin dhe jo për të qenë pjesë e problemit. Nëse do kishit dëgjuar sot se çfarë fyerje i bënë deputetët e pozitës deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar se ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist në Parlamentin shqiptar.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI