Flash

Arrestohet biznesmeni i shpallur në kërkim për miliona euro dëme shtetit

Lapsi.al 1 February 2018
Arrestohet biznesmeni i shpallur në kërkim për miliona euro

Biznesmeni i shpallur në kërkim për skandalin me naftën virxhin, Ardian Xhillari, u arrestua ditën e sotme në aeroporin e Frankfurtit nga INTERPOL-i gjerman.

Nafta virxhin, e kompanisë kompania Tea Construcion & Petrol hidhej në treg e papërpunuar dhe sipas Prokurorisë i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona eurosh si dhe pasoja teknike për makinat e qytetarëve që janë furnizuar me naftë bruto e cila është tregtuar si cilësore.

Pritet të nisin procedurat për ekstradimin e Xhillarit në Tiranë ku do përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare.

Prokuroria e Tiranës kërkoi sot 15 vite burg për Xhillarin, 5 vite për ish-zv.drejtoreshën e Doganave, Lule Njebza si dhe tre vite për Mirarbër Teneqexhiun, ish-drejtori i Doganës së Tiranës, të përfshirë në skandalin e futjes së naftës së papërpunuar në tregun vendas.

Në total kanë qenë 4.5 milion litra naftë virxhin e nxjerrë në treg si naftë cilësore. Ky hetim ka zgjatur për dy vite nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të tatimeve për zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë virxhin.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI