Flash

Gazetari “kap mat” Ramën për marrëveshjen e detit

Lapsi.al 1 February 2018
Gazetari “kap mat” Ramën për marrëveshjen e detit

Analisti Arjan Vasjari e ka nxjerrë zbuluar kryeministrin Rama gjatë debatit të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Vizion Plus.

Sipas Vasjarit një nga pikat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen e detit në vitit 2009 të firmosur nga qeveria “Berisha” ishte “mungesa e një autorizimi nga Presidenti i Republikës për grupin që negocioi draftin me palën greke”.

Vasjari tha se duke marrë shkas nga parashtrimi që i bëri Rama çështjes vihet re së në negociatat e ministrave të jashtëm në Kretë dhe Korçë është hyrë deri në detaje, por çështja është: “A kanë këta negociatorë një autorizim nga Presidenti i Republikës?”

I zënë ngushtë Rama tha se nuk kishte informacion për këtë.

“Ky është një teknikalitet që nuk më duket se ka nevojë të jap unë një përgjigje. Unë nuk jam në dijeni të kësaj. Unë dua të jem i kujdesshëm në këtë pikë” – tha shkurt Rama.

Edhe gazetari Skënder Minxhozi i kujtoi Ramës se edhe Berisha bëri të njëjtën gjë me Presidentin Topi duke mos i kërkuar plotfuqishmërinë e grupit negociator, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi një marrvëeshje të tillë.

Rama ndërhyri duke u shprehur: “Nuk më vjen turp të them që nuk jam në dijeni për këtë. Mund të jetë ndryshe”.  

Burime të lapsi.al në presidencë thanë se deri në këto momente nuk ka pasur asnjë kërkesë për dhenie plotfuqishmërie për ekspertet ne negociatat me Greqinë.

Pak ditë më parë Presidenti i Republikës tha se nuk kishte asnjë informacion për negociatat që po zhvillohen mes dy vendeve. Ai kërkoi që çështja të trajtohej me më shumë transparanecë.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fitoret afrofe të qeverisë

Nga Astrit Patozi U ktheva në shtëpi dhe pashë lajmet për sherrin në parlament. Unë, që e dija rendin e ditës, prisja një betejë maratonë për aeroportin e V...

20:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI