Flash

Rama shmang çështjen e Nezar Seitit: Mos u fusni në “xhep fallco”!

Lapsi.al 1 February 2018
Rama shmang çështjen e Nezar Seitit: Mos u fusni në “xhep

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ekstradimin e “financierit” të grupit kriminale të Habiljave (Nezar Seiti), si një “xhep fallco” që ka hapur opozita e PD-së dhe LSI-së.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama ka deklaruar se Nezar Seiti i është dorëzuar drejtësisë italiane, dhe se është i bindur se nëse kjo nuk do të bëhej, atëherë sërish opozita do të sulmonte qeverinë duke thënë që nuk e dorëzuan në duart e sigurta të italianëve.

“Mos e fusni bisedën edhe ju në një “xhep fallco”. U ekstradua në duart e prokurorisë italiane një person i kërkuar zyrtarisht nga drejtësia italiane. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, ta siguroj që do të thoshin se “nuk ja çuan sepse duan t’i mbyllin gojën këtu me drejtësinë e kapur”. Sesa korrek ishte ekstradimi mjafton të lexoni deklaratën e Ministrit të Drejtësisë italiane” - tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fitoret afrofe të qeverisë

Nga Astrit Patozi U ktheva në shtëpi dhe pashë lajmet për sherrin në parlament. Unë, që e dija rendin e ditës, prisja një betejë maratonë për aeroportin e V...

20:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI