Flash

Rama: Greqia nuk pranon të flasë për “çështjen çame”

Lapsi.al 1 February 2018
Rama: Greqia nuk pranon të flasë për “çështjen

Në intervistën dhënë për emisionin e Sokol Ballës në Vizion+, kryeministri Edi Rama pranoi se në negociatat me palën greke është diskutuar edhe për “çështjen çame”, por sipas tij ajo nuk mund të quhet në këtë mënyrë pasi për ta kjo përkthehet në “synim territorial”.

Pas deklaratës së Kotzias se pala greke nuk pranon një “çështje çame”, Rama thotë se është folur në këtë drejtim, por në interes të të drejtave të qytetarëve çamë, përfshi këtu pronat e tyre (në aspektin formal dhe ligjor) si dhe të drejtat e tyre formale, mundësinë për të kujtuar tragjeditë e ndodhura si dhe ndryshimin e sjelljes aspak normale të autoriteteve greke me këtë popullsi.

“A do të ketë diçka të shkruar për çështjen çame? A do të ketë një monument të viktimave të “çështjes çame” në atë territor, që tashmë është tokë e Greqisë...?!” – janë pyetje që Rama nuk u dha një përgjigje të qartë duke i mëshuar fjalisë se “çështja është ende në negociim”. 

“Çamët! Këtu ne flasim për “shtetas shqiptarë” të cilët kanë një të kaluar dhe kanë mbrapa në histori, prona në shtetin grek.

Flasim për këta “shtetas shqiptarë” që për shkak të prejardhjes së tyre pengohen që të lëvizin lirisht.

Flasim për shtetas që me të drejtë kërkojnë përkujtim. Ne do të punojnë për rikthimin e të drejtave të tyre. Ky është thelbi! Kështu ne gjejmë një rrugë të përbashkët për të zëruar edhe këtë problem.

Do të ketë një marrëveshje më vete për këtë... po shkojmë në një marrëveshje ku do të kemi pikë doganore të përbashkët. Por kjo është një negociatë shumë delikate, por pikërisht për shkak të kazanit, se mos harroni, mediat atje çfarë kujtoni ju, se nuk ka kazanë atje?!” – tha Rama.  

©LAPSI.al

Të këshilluara

Fitoret afrofe të qeverisë

Nga Astrit Patozi U ktheva në shtëpi dhe pashë lajmet për sherrin në parlament. Unë, që e dija rendin e ditës, prisja një betejë maratonë për aeroportin e V...

20:40

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI