Flash

Alibeaj në komisionin e Ligjeve: Kryeprokurorja Marku, zgjatim i Ramës, prokuroria po politizohet

Lapsi.al 2 February 2018
Alibeaj në komisionin e Ligjeve: Kryeprokurorja Marku, zgjatim i

Një ditë pas përplasjes në seancën plenare të së enjtes, deputetët e mazhorancës dhe opozitës janë uluar në tryezën e Kryesisë së Kuvendit, në Komisionin e Ligjeve, për të diskutuar amendamentet e Partisë Demokratike për ndryshime kushtetuese për Kryeprokurorin.

Duke e cilësuar antikushtetuese zgjedhjen e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme, Partia Demokratike kërkon amendimin të Kushtetutës për t’i dhënë vendit, sipas tyre, një Kryeprokuror jo politik dhe që të ketë kaluar procesin e vettingut.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së komisionit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se Prokurori i Përgjithshëm është shndërruar në zgjatim të Kryeministrit.

“Kryeprokurorja Marku është zgjatim i Ramës, dhe e gjithë struktura e Prokurorisë së Përgjithshme po shkon drejt politizimit. Nga 18 dhjetori, kanë ndodhur ngjarje të mëdha që rrjedhin nga një akt politik. Çështje të nxehta për kryebashkiakët e Elbasanit dhe Durrësit janë ndalur, janë ulur dënime në çështje të bujshme dhe të tjera çështje nën hetim po sabotohen e kapaku i këtij vendimi është ekstradimi i Nezar Seitit”, - deklaroi Alibeaj.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI