Flash

Vrasësi grek i Devi Kasmit ishte futur pak ditë më parë në Shqipëri, viktima e dinte që po ndiqej

Lapsi.al 2 February 2018
Vrasësi grek i Devi Kasmit ishte futur pak ditë më parë

Pas tre ditësh nga atentati ndaj Devi Kasmit para shtëpisë së tij në kryeqytet, policia e Tiranës ka arrestuar ekzekutorin e 42-vjeçarit, si dhe është vënë në kërkim të organizatorëve të kësaj vrasjeje. Mësohet se ekzekutori është një shtetas grek, Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta, ish-punonjës i forcave speciale në Greqi.

Tre ditë para atentatit Devi Kasmi para atentatit kishte dyshuar se po ndiqej nga një person. Madje ka debatuar me një shtetas të huaj për këtë fakt. Ky fakt i ka dhënë një tjetër pistë policisë, duke shkuar kështu drejt zbardhjes së ngjarjes dhe kapjes së ekzekutorit.

Mësohet se 41-vjeçari grek ka hyrë në Shqipëri pak ditë më parë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të Kasmit, për të cilin dyshohet se ka marrë para për ta vrarë. Ai e ka ndjekur Kasmin për ditë me radhë, derisa 72 orë më parë e ekzekutoi me 5 plumba.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI