Flash

Vuçiç: Edi Rama mbështet pretendimin tim për tregun e përbashkët ballkanik

Lapsi.al 2 February 2018
Vuçiç: Edi Rama mbështet pretendimin tim për tregun e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbështet pretendimin tim. Kështu u shpreh Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të përditshmen vjeneze “Kronen zeitung” ndërsa foli për domosdoshmërinë e krijimit të tregut të përbashkët në Ballkan.

“Nëse dëshironi, mund të na quani ‘BE e vogël në Ballkanin Perëndimor’. Kjo ndoshta dikujt nuk do t’i pëlqejë, por kjo gjë nuk na pengon. Neve na duhen tarifa të njëjta doganore, subvencione të njëjta për investitorët e huaj. Dëshirojmë të krijojmë tregun e përbashkët në mes të vendeve tona. Mund ta imagjinonin se çfarë do të mund të bënte tregu i përbashkët në Ballkan”, tha Vuçiq duke shtuar se statistikat dëshmojnë se ne humbim 7 për qind të të ardhurave vetëm pse kamionët tanë qëndrojnë nëpër kufijtë e ndryshëm. Dhe, është i bindur se kjo do ta ul emigracionin nga vendet e rajonit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI