Flash

“Kathimerini”/ Rama: Kotzias nuk e ka dëgjuar mirë çështjen çame

Lapsi.al 2 February 2018
“Kathimerini”/ Rama: Kotzias nuk e ka dëgjuar mirë

Kanë bërë përshtypje në mediat greke deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Vizion Plus mbrëmjen e së enjtes.

“Kathimerini” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama i ka thënë medias së vendit të tij se “çështja e të drejtave çame është një nga problemet më të mprehta në bisedimet midis Athinës dhe Tiranës”.

Duke pasur parasysh që Kotzias u ka thënë grekëve se “çështja çame” nuk është në tryezë, gazeta greke thotë se Rama hodhi poshtë pretendimin e Ministrit të Jashtëm grek se çështja nuk po diskutohet nga të dy palët.

“Kotzias e ka dëgjuar mirë. Pala shqiptare është duke kërkuar intensivisht çështjen Çame në tavolinë” – citohet Rama nga “Kathimerini”.

Gazeta vëren se Rama ka qenë i kujdesshëm në mënyrë që të mos ndikojë negativisht në çështje të tjera që të dyja palët duket të jenë afër marrëveshjes.

“Çamët besojnë se kanë të drejtën e pronës që kanë lënë në Greqi kur ata u dëbuan midis 1944 dhe 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore. Athina argumenton se çamët ishin bashkëpunëtorë me nazistët dhe nuk e konsiderojnë se ata kanë ndonjë pretendim të vlefshëm” – shkruan “Kathimerini”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI