Flash

VIDEO/ Në vilën e vrasësit grek të Devi Kasmit

Lapsi.al 2 February 2018
VIDEO/ Në vilën e vrasësit grek të Devi Kasmit

Tvklan ka shkuar në vendin ku u zbuluan armët dhe municionet e përdorura nga të arrestuarit e dyshuar të vrasjes së Dëfrim Kasmit.  Bëhet fjalë për një banesë që përdorej si magazinë në Kodër Mëzez, në periferi të Tiranës.

Në magazinë u gjetën dhe u sekuestruan 2 pistoleta, njëra prej të cilave mendohet se është përdorur për vrasjen e Kasmit; 4 armë automatike; 2 snajperë; 4 pushkë automatike; 1 armë antitank me 2 predha; 1 bombë me telekomandë; tritol; 4 radio marrëse; 1 dron dhe dy maska. Në të njëjtën magazinë u gjetën edhe 110 kilogramë kanabis sativa.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Policia e Tiranës kanë kapur një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilit në një banesë private i janë sekuestruar lëndë eksplozive, mina me sahat, kanabis sativa, armë të llojeve të ndryshme dhe sipas të dhënave paraprake mendohet të jetë një nga autorët e ekzekutimit me armë zjarri të shtetasit Dëfrim Kasmi”, thotë nga vendngjarja gazetari Spartak Koka. Tvklan.al shkoi në magazinën në Kodër Mëzez përpara se Policia e Tiranës të dilte një komunikatë zyrtare për media

Të arrestuarit për atentatin mafioz ndaj 41-vjeçarit Kasmi janë ish-polici special grek Efthymiou Efthymious në rolin e ekzekutorit direkt dhe bashkëpunëtorët e tjerë në vrasje Elton Halipaj 36 vjeç, Malvin Dinellari 30 vjeç dhe Elton Hoxhallari 36 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari si organizator i vrasjes së Dëfrim Kasmit.

Ky i fundit, cili kishte ndryshuar emrin në Devi Kasmi, u ekzekutua me armë mbrëmjen e së hënës më 29 Janar poshtë pallatit ku banonte në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Kanë qenë dy persona me motor të maskuar me skafandër, të cilët qëlluan për vdekje Dëfrim Kasmin. Vrasja mendohet se ka ndodhur për hakmarrje apo për prishje të pazareve të drogës. Devi Kasmi ka qenë i përfshirë në trafik kokaine në Spanjë dhe Francë. /tvklan.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI