Flash

Berisha: Luftë brenda PD? Unë do të mbaj këtë qëndrim...

Lapsi.al 31 January 2018
Berisha: Luftë brenda PD? Unë do të mbaj këtë

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se nuk angazhohet në një luftë të brendshme në Partinë Demokratike.

Në një intervistë në studion e “Byro politike” në Abc News, Berisha tha se më 26 korrik të 2013 e ka mbyllur angazhimin politik në funksionet partiake dhe unë mbetem ky që është sot.

Ish-Kryeministri deklaroi se angazhimi i tij ka të bëjë me mbrojtjen e interesit publik dhe me asgjë tjetër.

“Thelbi i intelektualit është mbrojtja e interesit publik. Unë kam dhënë dorëheqjen si kryetar i PD-së, por kam thënë se nuk e jap Sali Berishën”,- tha Berisha, duke shtuar se “ka qenë kalorës në fushën time”.

Në vijim Berisha tha se PD pësoi një humbje të thellë në qershor të 2013 për të cilën ai morri të gjitha përgjegjësitë.

“PD nuk u ringrit në shkallën e duhur në mandatin e parë të Edi Ramës, por nuk ka kurrë fitoreje të përjetshme apo humbje të përjetshme. Unë besoj se PD ka të gjithë detyrën dhe potencialin për t’u ngritur në lartësinë e pritshmërie të elektoratit”, - tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI