Flash

Sherri PS-PDIU/ Arrestohet zv.Kryetari i Bashkisë së Dibrës

Lapsi.al 31 January 2018
Sherri PS-PDIU/ Arrestohet zv.Kryetari i Bashkisë së Dibrës

Policia e Dibrës njoftoi në mbrëmje arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit Ernolt Cani me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër. Shkak u bë dhuna që ai i ndihmuar nga persona të tjerë ushtroi sot në mëngjes ndaj disa punonjësve të bashkisë. Cani akuzohet për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim". Policia thotë se u shpall në kërkim një shtetas me iniciale L.(B).B.

Policia thotë se këta të dy rreth orës 09:05 kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tyre D.M, 30 vjeç, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë ka dalë nga spitali.

Është dhunuar E.D, 33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër që gjithashtu pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi ka dalë nga spitali.

I plagosur ka mbetur H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër që vijon trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër që ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.

Ernolt Cani është përfaqësues i PDIU dhe prej kohësh ai ndodhet në konflikt me kryebashkiakun Muharrem Hoxha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI