Flash

Marrëveshja e detit me Greqinë, vjen reagimi i Presidentit Meta

Lapsi.al 31 January 2018
Marrëveshja e detit me Greqinë, vjen reagimi i Presidentit Meta

Presidenti Ilir Meta reagoi për herë të parë pas raundit të dytë të bisedimeve Shqipëri-Greqi, e kryesisht pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, për hapësirën detare të Greqisë.

Meta shkruan në Facebook se po e ndjek këtë çështje me kujdes dhe thekson se është e rëndësishme që bisedimet me shtetin fqinj të trajtohen me transparencë, gjithëshpërfshirje dhe konfrom Kushtetuës e ligjeve ndërkombëtare.

“Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndesishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë”, - shprehet Presidenti Meta.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI