Flash

Çudit kryebashkiaku socialist me denoncimin për zgjedhjet e 2017: Banda e horrave fitoi deputet!

Lapsi.al 31 January 2018
Çudit kryebashkiaku socialist me denoncimin për zgjedhjet e 2017:

Socialistët e Dibrës e kuptuan në kurrizin e tyre se nëse bëhesh palë me të fortët, nuk shkon shumë larg. Në bashkinë e fituar nga koalicioni PS-PDIU, problemet kishin filluar prej kohësh, por që të bindeshin tamam, i duhej ta mësonin nga shkopat e bejsbollit dhe shufrat e hekurit.

Pas një sherri masiv që lindi për vendet e punës, kryetari i Bashkisë, Muharem Rama i quajti njerëzit e PDIU në Dibër “një bandë horrash”.

Arriti në këtë përfundim pasi doli nga spitali, ku ishin shtruar vartësit e tij socialistë, të goditur nga një grup prej gati 30 vetësh, simpatizantë të PDIU-së.

Por Muharrem Rama nuk e la me kaq. Ai denoncoi edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kur tha se “me këto mjete, kjo parti ia ka dalë të fitojë një deputet në në Dibër, dhe është pikërisht, e njëjta dorë që trazon gjithëçka. Kjo është mënyra sesi kjo parti, di ti zgjidhë problemet e saj, pasi ajo nuk ka asnjë aset apo “vlerë” tjetër përveç dhunës, horrave, banditëve, njerëzve të korruptuar e inkriminuar që duan veç të zhvasin e grabisin”.

Me këtë qëndrim, kryetari i Bashkisë së Dibrës sapo iu bashkua qëndrimit zyrtar të opozitës për zgjedhjet parlamentare, e cila flet për paratë e drogës dhe njerëzit e krimit që u përdorën për fitoren e socialistëve.

Por PD dhe LSI thonë se arkitekti i skemës për grabitjen e zgjedhjeve është vetë Edi Rama. Nuk dihet si do të reagojë kryeministri për këtë ankesë të Muharem Ramës, që më në fund e kuptoi batutën e Edi Ramës për degën e PDIU në Dibër, se “çam nuk lind, por bëhesh”.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI