Flash

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Arta Markut, avokati i Gashit: I bëj thirrje kryeprokurores të paraqitet

Lapsi.al 31 January 2018
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Arta Markut, avokati i Gashit: I bëj

Shtyhet gjyqi nga kryeprokuorores Arta Marku. Ka nisur sot në gjykatën Administrative seanca gjyqësore ndaj kryeprokurores Arta Marku e paditur nga prokurorja Rovena Gashi pas shkarkimit.

Rovena Gashi në padi kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë. Ndërkohë, avokati mbrojtës i Gashit, Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje kryeprokurores të vijë në seancë.

“Arta Marku të paraqitet personalisht që të sqarojë arsyen e lirimit nga detyra të Gashit. Vetëm logjike juridike në zbatimin e ligjeve nuk ka aty. I bëj thirrje të vijë. Por procesi do vijojë edhe nëse nuk vjen sepse i paditur nuk thirret me zor në gjyq” - thaGgjata.

Gjykata Administrative e ka shtyrë për në datën 13 shkurt seancën ndaj kryeprokurores Arta Marku. Kjo e fundit pasi mori detyrën nisi një valë të madhe shkarkimesh në këtë institucion, ku një ndër të shkarkuarit isht edhe Gashi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI