Flash

Ish-ministri i Drejtësisë: Ekstradimi i Seitajt krim, jo gabim, të hetohen kryeprokurorja dhe ministrja

Lapsi.al 31 January 2018
Ish-ministri i Drejtësisë: Ekstradimi i Seitajt krim, jo gabim,

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se ekstradimi i Nezar Seitajt, financierit të bandës së trafikut Habilaj nuk është gabim por krim, duke i kërkuar prokurorit të Krimeve të Rënda të hetojë kryeprokuroren Arta Marku dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Manjani thotë se nga maxhoranca, duke përmendur deputeten Vasilika Hysi dhe ministrin Xhafaj e kanë pranuar se ekstradimi i Seitajt është gabim, ndërkohë që as Prokurorja e Përgjithshme dhe as vetë Ministrja e Drejtësisë nuk treguan shenja pendese por mbrojtën me arrogancë pozicionin e tyre në shkelje të ligjit. Për Manjanin janë Marku dhe Gjonaj përgjegjëse direkte për ekstradimin e Seitaj në shkelje të ligjit.

“Sipas ligjit tonë askush nuk mund te ekstradohet në një shtet tjetër, nëse ndaj tij ka një çështje penale të hapur në Shqipëri! Kjo kërkesë ligjit e vendosur në kontekstin e përgjegjësive ligjore që kanë, kur nuk zbatohet bën përgjegjës direkt: Ministrin e Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm! Kjo është përgjegjësi me faj dhe jo gabim njerëzor, siç mundohet ta shesë zonja Hysi! Është e gjitha një veprimtari shtetërore e kryer me faj të rëndë dhe në bashkëpunim!

Prokurori i Krimeve të Rënda, në vend të bëjë deklarata publike, duhet të hetojë me përparësi: Prokuroren e Përgjithshme, Ministren e Drejtësisë, drejtoritë e Marrëdhënieve Juridiksionale në të dyja institucionet, zyrën e Interpolit, drejtuesit e Burgjeve dhe grupin e gjykatësve dhe prokuroreve që kanë kryer procedurën e ekstradimit!” – shkruan Manjani.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI