Flash

'Çfarë thua more? Mos bëj zhurmë kot', debate në Komisionin e Edukimit për nismën '3 lëndë në 6 orë'

Lapsi.al 31 January 2018
'Çfarë thua more? Mos bëj zhurmë kot', debate

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla po raporton në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për nismën “Tri lëndë në gjashtë orë” e cila do të praktikohet që nga data 1 shkurt në arsimin parauniversitar. Ndërkohë në këtë komision ka pasur debate të shumta për këtë nismë mes mazhorancës dhe opozitës.

Debati:

Albana Vokshi: Kush e propozoi këtë nismën? Kush është grupi i punës, me cilin jeni konsultuar?

Lindita Nikolla: Është një instrument që ndihmon, mbingarkesa u pohua edhe nga prindërit. Erdhi si një cështje që kërkon zgjidhje mbingarkesa lëndore, por edhe pesha e çantave, që ka çuar edhe në sëmundje të nxënësit. Në portal erdhi një propozim për nismën “3 lëndë në 6 orë”, grupi i mësuesve analizoi problemin. Thërrisni grupin e mësuesve dhe prindërve që e kanë propozuar nëse nuk besoni. Në shtator-tetor filluan diskutimet në cdo shkollë

PD, Luan Baçi: Mua nisma më ka pëlqyer duke ditur ngarkesën e nxënësve, nuk mund të jem hipokrit. Shqetësimi im është se pse fillon në mes të vitit mësimor.

Albana Vokshi: Po grupin e punës e keni ngritur në nëntor, po të cedojnë datat, ju nuk dini të qeverisni, dhe si të nxirrni urdhrat. Ju akoma nuk keni mësuar si të hartoni urdhrat, cdo gjë e keni në shkelje.

Deputeti Ismet Beqiraj: Kemi 6 muaj që të durojmë që thua gjëra s’kanë lidhje

Albana Vokshi: Mos e rrëmbe mikrofonin ashtu…Çfarë thua more? Mos bëj zhurmë kot tani... Ministre, në 9 janar, kryeministri juaj dhe i joni tha se kemi diskutuar për nismën. Pra, ka ardhur nga portali, zonja mësuese, ministres ish-mësuese, pasi ndryshe ka folur kryeministri. Unë i besoj kryeministrit, që tha propozimi ka ardhur nga një zonja.

Lindita Nikolla: Jam e kënaqur me nismën e mësueseve, ju (Vokshi-Boçi) bëtë një duet këtu...

Albana Vokshi: Ashtu si ju çift me kryeministrin, ne bëjmë duet...Këtu na thuaj nëse mësuesit janë testuar para apo pas 10 janarit

Lindita Nikolla: Mësuesit janë trajtuar pas datës 10 janar. Nga raportimet e shkollave kërkohet adresimi për ngarkesën e mësuesit dhe shqetësimi i prindërve për ngarkesën dhe peshën e çantave. Këto probleme kanë filluar që në shtator. Nisma lehteson mesuesit dhe nxenesit.

Nikolla: Kemi marrë eksperiencën e Greqisë, Italisë, Finlandës apo Holandës

Vokshi: Nuk është aspak e vërtetë, këto vende nuk e kanë kështu

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI