Flash

Shullazi dhe shokët e tij nuk pranojnë provat e prokurorisë

Lapsi.al 30 January 2018
Shullazi dhe shokët e tij nuk pranojnë provat e prokurorisë

Procesi ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të bashkëpandehurve tek Gjykata e Krimeve të Rënda hyri në një tjetër fazë, në atë të mbrojtjes.

Nga seanca e radhës, të pandehurit do të paraqesin në gjykatë provat me të cilat kërkojnë të rrëzojnë akuzat e ngritura ndaj tyre.

Të martën, avokatët paraqitën kundërshtimet për provat shkresore të prokurorisë në seancën e kaluar. Para gjykatës, ata dhanë argumente që sipas tyre zhvlerësonin pretendimet e organit të akuzës.

Avokati i Shullazit, Vladimir Meçi, tha se provat e palës kundërshtare ishin administruar në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe se prokuroria kishte qenë selektive në mbledhjen e tyre.

Për këtë shkak, ai kërkoi që të gjitha provat t’i nënshtroheshin një nga një debatit gjyqësor në sallën e gjyqit.

Duke iu drejtuar trupit gjykues, avokati Meçi tha se çështja është nën presion politik dhe se fati i klientit të tij ndoshta është i paracaktuar.

Ndërsa, avokati Denion Bogdani theksoi se prokuroria ka pasur si qëllim të krijojë një mjegullnajë, pa sjellë asgjë konkrete për procesin.

Në seancën e radhës, gjykata do të njoftojë dhjetë dëshmitarët e parë të kërkuar nga mbrojtja. Mes tyre ka avokatë që kanë përfaqësuar interesa të dëshmitarit të mbrojtur në proces, Ylvi Beqja, si edhe gazetarë që e kanë intervistuar. /abcnews/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI