Flash

Vetëm 1 në 3 shqiptarë kanë kompjuter në shtëpi

Lapsi.al 30 January 2018
Vetëm 1 në 3 shqiptarë kanë kompjuter në shtëpi

Më pak se një e treta e familjeve shqiptare zotërojnë një kompjuter në shtëpitë e tyre. Mbështetur në të dhënat e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, më saktësisht kompjuteri është i pranishëm në 28% të familjeve shqiptare. Statistikat e ITU dëshmojnë se zhvillimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në Shqipëri ka si barrierë të madhe aksesin ende të ulët të popullsisë në këto shërbime. Kjo lidhet së pari me mundësitë ende të pamjaftueshme ekonomike.

Depërtimi i internetit në familje vlerësohet disi më i lartë, pranë nivelit 37%, kryesisht falë rrjeteve të lëvizshme dhe pajisjeve për marrjen e shërbimeve përmes tyre, si telefona smart apo tableta, raporton "scan". Por, nga ana tjetër, një pengesë madhore ngelet sidomos infrastruktura ende e pazhvilluar e rrjeteve fikse. Shqipëria ka gjithashtu një depërtim të ulët të lidhjeve fikse të patura si përqindje ndaj popullsisë, me 8.2 për 100 banorë. Ndërkohë, përqindja e shqiptarëve që përdorin internetin është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit dhe ka arritur në 66.4%. Megjithë përmirësimet, Shqipëria ngelet ende vendi me përdorimin më të ulët të internetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në analizën e vet për Shqipërinë, ITU nënvizon se sfida e madhe për Shqipërinë ngelet mungesa e infrastrukturës së komunikimeve në zonat rurale. Ky është një hendek madhor dhe një nga faktorët e rëndësishëm që frenojnë rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI