Flash

Lubonja për kufirin detar me Greqinë: Atë që s’e tha dot Bushati, na e tha greku

Lapsi.al 30 January 2018
Lubonja për kufirin detar me Greqinë: Atë që s’e tha

Analisti Fatos Lubonja kritikoi mungesën e transparencës që shoqëron bisedimet shqiptaro-greke, në mesin e të cilave qëndron edhe çështja e kufirit detar me Greqinë.

Sipas Lubonjës, kjo është një çështje sensitive për shqiptarët, dhe prandaj po negociohet në heshtje. Lubonja thekson se kur ministri Ditmir Bushati hesht për këtë çështje, është homologou i tij grek, Nikos Kotzias, i gatshëm të na informojë.

Kujtojmë se Kotzias u shpreh sot se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje detare.

Lubonja kujtoi se si reagonte Edi Rama kur qeveria Berisha arriti një marrëveshje për këtë kufi detar. “Tradhëti kombëtare” – e quajti Rama atëherë. Sipas Lubonjës, edhe kjo mazhorancë e re bën sërish pazar në kurriz të shqiptarëve.

“Kjo është një çështje që mund të komentohet gjatë. Së pari për këtë çështje nuk ka transparencë nga pala shqiptare. Sot sqarojmë se mungesa e transparencës lidhej me çështjen e detit që nuk donin të na e thonin. Primare duhet të jetë çështja e detit. Ne e dimë se ka patur një marrëveshje të qeverisë Berisha për çështjen e detit, e cila u hodh poshtë nga Gjykata për çështje teknike. Dhe në atë kohë pat një reagim të madh dhe Rama e quajti tradhti kombëtare. Por sot po ndodh kjo gjë. Dhe na del që përsëri kur vjen një mazhorancë bën Pazar në kurriz të shqiptarëve, duke mashtruar grekët.

Së pari do të ishte normale që kjo opozitë që bërë protestë në atë kohë, kur qeveriste Berisha, nëse do ishte serioze duhet të ishte konsultuar me ekspertë për të bërë kundërshtim me baza. Por sot që mori pushtetin i del që paskan të drejtë greket, dhe përsëri duhet të konsultohet me ekspertë dhe t’i thotë popullit po, ne kemi gabuar’ .por këtu nuk ndodh. Del ministri shqiptar dhe nuk na thotë se çfarë është biseduar. Por del greku dhe na e thotë. Kjo është politika e Edi Ramës”,- u shpreh Lubonja në rubrikën “Opinion”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI