Flash

Denoncimi i Berishës: Inspektorët e Artur Bushit mbushin me gjoba qytetarët

Lapsi.al 30 January 2018
Denoncimi i Berishës: Inspektorët e Artur Bushit mbushin me gjoba

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital. Në postim ai denoncon gjobëvëniet selektive në tregun e Fushë Krujës nga inspektorët e AKU. Sipas qytetarit, inspektoret e AKU shoqëroheshin nga një njeri i afërt i kreut të bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

“Qytetari dixhital denoncon gjobevenesit e Artur Bushit! Lexoni mesazhin e tij. sb

‘Mirëmbrëma e shëndet. Dua te beni lajm nje problem nga operacioni I AKU ne bashkin f kruj dhe te policise bashkiake po te njesis administrative f kruj. Dje si dite e diele dite pazari inspektoret e AKU nen drejtimin e nje punonjesi te bashkis kruje I afert I kryetarit te bashkis kruje z Artur bushi shoqëronte inspektoret ne cdo dyqan mishi dhe shitje peshku merrnin mish qofte dhe lek nen dore aksion qe u finalizua pa gjoba. Ne një dyqan moren 200 qofte 100 mije lek te vjetra nen dore dhe i than po te falim Inspektor ne grup ishte nje krutan Astrit kasmi. Kurse policet e bashkis presion tregtareve rom e cdo tregtar paguan 20 mije lek te vjetra nen dor policise bashkiake. Kurse taks vendi pa fature cdo tregtar paguan nga 1 mije lek deri ne 10 mije lek te vjetra ne xhepin e te forteve qe paguanje nje shum leku te kry bashkis z Artur bushi. Ky shesh tregu eshte ndertuar me parat e taksa paguesve te qytetareve te qytetit kruje e f kruje.” – shkruan Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI