Flash

Deklarata e fortë e ministrit grek: Shqipëria pranoi zgjerimin e ujërave greke deri në 12 milje

Lapsi.al 30 January 2018
Deklarata e fortë e ministrit grek: Shqipëria pranoi zgjerimin e

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë një intervistë për televizionin grek ERT ku ka folur edhe për bisedimet me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Ai ka thënë se në bisedimet me Shqipërinë është diskutuar edhe për marrëveshjen e zonave detare dhe se Tirana zyrtare, sipas tij, ka pranuar zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare dhe shpreson që pakti të arrihet në muajin prill.

“Shqipëria pranoi zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare. Shpresojmë që pakti të arrihet në muajin prill të këtij viti. Shqipëria gjithashtu do korrigjojë edhe tekstet shkollore” - ka thënë Nikos Kotzias.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI