Flash

Deklarata e Kotzias për detin, Kryemadhi akuza Ramës: Shet gjithçka për karrigen e tij

Lapsi.al 30 January 2018
Deklarata e Kotzias për detin, Kryemadhi akuza Ramës: Shet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kritikoi Edi Ramën për ecurinë e bisedimeve me Greqinë. P

ërmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, se Shqipëria ka pranuar të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje, Kryemadhi ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama.

“Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka",- shkruan Kryemadhi.

 

 

POSTIMI I PLOTE: 

A ka më qartë se kaq?! Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun.

Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohën e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës.

Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sespe kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.

Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar.

Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI