Flash

“Ujërat greke zgjerohen me 12 milje”, reagon për herë të parë Ministria e Jashtme shqiptare

Lapsi.al 30 January 2018
“Ujërat greke zgjerohen me 12 milje”, reagon për herë

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, se Shqipëria ka rënë dakort të zgjerojë zonën ujore greke me 12 milje, reagoi edhe ministria e Jashtme shqiptare, e cila shpreh vullnetin për përcaktimin përfundimtar të kufirit detar me Greqinë, dhe thekson se do të negociohet për këtë çështje.

Bazuar në këtë deklaratë, marrëveshja nuk është arritur.

Kotzias u shpreh ndryshe sot:

“Shqipëria pranoi zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare. Shpresojmë që pakti të arrihet në muajin prill të këtij viti. Shqipëria gjithashtu do korrigjojë edhe tekstet shkollore.”

Deklarata e Ministrisë së Jashtme:

Duke marrë shkas nga reagimet e sotme të pa bazuara në lidhje me procesin e diskutimeve në tërësi më Greqinë, e më posaçërisht për çështjen e delimitimit të hapësirave detare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dëshiron të sqaroj opinionin publik se: Delimitimi i hapësirave detare është në interes të të dy vendeve si për sa i përket përcaktimit përfundimtar të kufijve të ushtrimit të sovranitetit dhe të drejtave sovrane në këto hapësira, po ashtu në drejtim të shfrytëzimit ekonomik të tyre. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2009. Në mungesë të një marrëveshje mes tyre, që prej vitit 2013 palët kanë kryer një sërë diskutimesh ekploratore për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje. Në këto diskutime qëndrimi i palëkundur i palës shqiptare ka qenë dhe mbetet lidhja e një marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare bazuar në parimet e Konventës për të Drejtën e Detit ku të dy shtetet janë palë, praktikën ndërkombëtare, vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin e brendshëm që do të mundësojë një ndarje të drejtë dhe të pranueshme për të dy palët. Është ky qëndrim i palëkundshëm pika e nisjes për ekspertët që do të negociojnë me palën greke për këtë çështje. Çdo interpretim tjetër nga aktorët politikë është qëndrim dashakeq që synon të relativizojë, apo më keq, mohojë gabimet trashanike të së shkuarës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI