Flash

'Deti', Bushati nxjerr këshilltarin për të dhënë sqarime: Nuk e di ku i gjeti 12 milje ministri grek

Lapsi.al 31 January 2018
'Deti', Bushati nxjerr këshilltarin për të

Këshilltari në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Glevin Dervishi, ka hedhur dritë më tepër mbi marrëveshjen e Shqipërisë dhe Greqisë për ujrat detare.

I ftuar në News 24, Dervishi tha se bisedimet me Greqinë kanë nisur prej dy vitesh, duke shtuar se deri më tani janë zhvilluar dy raunde bisedimesh.

Më tej ai theksoi se deri më tani është arritur dakordësia mes palëve për arritjen e një marrëveshje, dhe nuk është kaluar në detaje specifike.

“Në 2009 u krye një proces për të arritur një marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Së pari është një çështje e karakterit juridik. Çdo lloj marrëveshje që do arrihet me qeverinë greke do të reflektojë problematikat që ka konstatuar Gjykata Kushtetuese.

Në kushtet që dy vendet do arrijnë një marrëveshje së pari do të ngrihen grupet e punës në terren. Jemi në pikën që është diskutuar me palën greke që të arrijmë një marrëveshje që të përmbajë problematikat e ngritura nga Kushtetuese.

Pala shqiptare synon të arritje një marrëveshje që të bazohet në të drejtën e detit, praktikat ligjore, dhe ligjet në fuqi.

Në një moment të dytë do të shtohet në kalimin në një fazë tjetër. Unë nuk di të them nga u gjeti ministri grek 12 mijë miljet.

Por çështja është se ne duam të arrijmë drejt një marrëveshje që të përfshije komponentët kryesore.

Në momentin që palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të arritur një marrëveshje, atëherë palët do të përgatiten për ngritjen e grupeve të ekspertëve dhe realizimin e procedurave. Nuk ka një afat fiks sa kohë mund të kërkojnë procedura.

Deri më tani secila palë ka bërë një lloj vlerësimi dhe analize”, tha këshilltari Glevin Dervishi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI