Flash

Fier/ Motoçikleta përplaset me karrocën, humb jetën një 48-vjeçar

Lapsi.al 31 January 2018
Fier/ Motoçikleta përplaset me karrocën, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në fshatin "Suk 1". Të njëjtat burime theksuan se një motoçikletë është përplasur me një karrocë, e për pasojë humbi jetën shtetasi Ylli Saka.

Informacion paraprak

Në datën 31.01.2018, ora 18:20, në fshatin “Suk 1” ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi Y.S, 48 vjeç, duke drejtuar një motoçikletë, është përplasur me një karrocë. Si pasojë e përplasjes shtetasi Y.S ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI