Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Çfarë mesazhi i tha Dritan Zagani policëve nga protesta e opozitës

Lapsi.al 27 January 2018
VIDEO/ Çfarë mesazhi i tha Dritan Zagani policëve nga protesta

Ish oficeri i antidrogës që jeton në azil ishte në protestën e opozitës përmes një video-mesazhi. Duke theksuar dëshirën që ai ka për t'u rikthyer në Shqipëri, Zagani shpjegoi pse vazhdon të qëndrojë jashtë vendit kur tha: “Që unë të jem në arrati se ndalova Habilajt dhe Saimir Tahiri në parlament, kjo nuk shkon, apo jo?”

Zagani iu drejtua me një thirrje të gjithë policëve që përballen me krimin dhe trafikantët e drogës të bëjnë të njëjtën gjë si ai.

“Unë u bëj thirrje kolegëve të mi, në policinë e shtetit, atyre oficerëve të përkushtuar të kenë kurajo të denoncojnë lidhjet e krimit me policinë, kushdo që qofshin ato sepse kështu do të jenë mburoja më e mirë, do të jenë misionarë të drejtësisë” u shpreh Zagani. Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=SfWmkYo_w5w&feature=youtu.be

Ish oficeri i Antidrogës denoncoi i pari përdorimin e makinës së ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga banda e Habilajve. Denoncimi i kushtoi jo vetëm karrierën, por e detyroi të arratiset dhe të kërkojë azil jashtë vendit, bashkë me familjen e tij.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI