Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kosi italian me copa plastike brenda. A tregtohet në Shqipëri?

Lapsi.al 27 January 2018
Kosi italian me copa plastike brenda. A tregtohet në Shqipëri?

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu italian të kosit të frutave për fëmijë “Pascoli italiani”. Shkak për këtë urdhër është rreziku fizik që u kanoset fëmijëve nga copëza të forta plastike që mund të gjenden brenda gotave me kos me peshë 120g, me shije çokollate, banane dhe luleshtrydhe. Në njoftim thuhet se rrjetet e shitjes së këtyre produkteve rekomandojnë si masë parandaluese që të mos konsumohet ky lloj kosi dhe subjektet që e tregtojnë të kthejnë mbrapsht këto paketime për rimbursim ose zëvendësim. Gjithashtu njoftohet se kosi i frutave që i nënshtrohet tërheqjes së menjëhershme nga tregjet tregon datën e skadencës 1 mars 2018.

Ky njoftim gjendet edhe në portalin për konsumatorë të RASFF-it, që është sistemi europian i alertës për sigurinë ushqimore. Sipas këtij sistemi vendet e prekura nga produkti i rrezikshëm janë Italia dhe Sllovenia. Nga një vëzhgim i shpejtë i Top Channel në rrjetet kryesore të supermarketeve vetëm në Tiranë, nuk rezultoi që ky lloj kosi të shitej për konsumatorin shqiptar. Top Channel pyeti Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që tha se nuk ka njoftim zyrtar nga sistemi europian i alertës./Top Channel

Të këshilluara

FOTO LAJM/ 'Edo, drogën e bëmë bashkë...'

Pankartat dhe banderolat në protestën e opozitës ishin të shumta. Por mbizotëronin ato që denonconin lidhjet qeveritare me trafikun e drogës. Ndër të tjera spik...

13:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI