Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Lubonja: Kur nuk e ke popullin me vete të mbetet ta simulosh protestën, revolta popullore rrëzon qeveri

Lapsi.al 27 January 2018
Lubonja: Kur nuk e ke popullin me vete të mbetet ta simulosh

Ndërkohë që protesta e opozitës u mbyll e qetë dhe pa incidente, Fatos Lubonja analizon protestën, pjesëmarrjen, fjalët e liderëve të politikës dhe mesazhet që ajo përcolli. Lubonja u shpreh se këto janë protesta militantësh, pasi një pjesë e mirë e populli që ka probleme nuk del në bulevard. Po ashtu Lubonja shtoi se duke e ditur se nuk e ke popullin me vete të mbetet të krijosh një protestë me 300 veta si Rama në 21 janar.

“Pjesëmarrja njësoj si e mëparshmja, cik më shumë, cik më pak, tregon një gjë që është evidente, që këto janë protesta militantësh, njerëzish të revoltuar të pjesës opozitare të organizuara, por nuk ka një pakënaqësi popullore të gjerë dhe një organizim që prej kohësh ka humbur në vend. Një pjesë e mirë e popullit që ka këto shqetësime nuk shkon aty që ta bëjë bulevardin të pëlcasë. Mendoj se zhgënjimet e së kaluarës me klasën politike, këto dhe njëlloj nënshtrimi i popullit shqiptar që e ka tradicional, bëjnë që të vijmë te këto situata të sforcuara. Duke e ditur që s’ke popullin me vete, popullin e zhgënjyer, të mbetet që të krijosh simulimin e një proteste me 300 vetë që bëri Rama në 21 Janar. Një popull i revoltuar shkatërron dhe rrëzon një qeveri. Po flasim për një revoltë të vërtetë popullore. Me këto lloj protestash, me këto lloj partish që kemi ne, që kanë një background qeverisje zhgënjyese nuk mund të ketë kollaj protesta nga ato që rrëzojnë dhe shkatërrojnë qeveri.” – u shpreh Lubonja.

 

Të këshilluara

FOTO LAJM/ 'Edo, drogën e bëmë bashkë...'

Pankartat dhe banderolat në protestën e opozitës ishin të shumta. Por mbizotëronin ato që denonconin lidhjet qeveritare me trafikun e drogës. Ndër të tjera spik...

13:51

Ikën drejtori i Albpetrol, Endri Puka

Në kuadër të procesit të ristrukturimit në të cilin është futur tashmë shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol sh.a, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës ka...

12:29

Opozita në shesh kundër Ramës (FOTO)

Opozita ka nisur protestën përballë Kryeministrisë. Janë 11 persona që do të mbajnë fjalim. Kjo është protesta e parë ku PD dhe LSI janë së bashku në një front ...

12:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI