Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama: Nuk dua të mendoj shtyrje tjetër për negociatat, mund të futen aktorë të tretë në lojë

Lapsi.al 27 January 2018
Rama: Nuk dua të mendoj shtyrje tjetër për negociatat, mund

Qeveria shqiptare nuk po shqyrton aspak opsionin e një shtyrje nga ana e Këshillit të Europian të çeljes se negociatave të anëtarësimit. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Euractiv” thotë se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj  lidhur me gjyqësorin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe pret një “rekomandim të ndershëm” për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit këtë vit. Rama tha se nuk pret gjë tjetër veç se një rekomandim të ndërshëm nga Komisioni dhe Këshilli Europian. Rama ka shtuar se nuk duhen lejuar aktorë të tjerë të futen në lojë dhe të krijohet një zonë gri në mes të Europës.

“Ne kemi bërë një mal me gjëra, së pari e mbi të gjitha, reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, legjislacionin tërësisht të ri të drejtësisë dhe tani po ndërtojmë institucione tërësisht të reja të drejtësisë. Ky është një revolucion. Tani kemi filluar procesin e Vetingut. Ne më në fund gjithashtu kemi pastruar vendin nga dukuria 25-vjeçare e kultivimit të kanabisit. E njëjta vlen edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ku po bëjmë progres të mirë. Nuk dua as ta mendoj një shtyrje tjetër, thjesht mendoj se është koha e duhur dhe ajo që presim nuk është tjetër veçse një rekomandim i ndershëm nga Komisioni dhe aprovimi i tij nga Këshilli Evropian. Mua kurrë nuk më pëlqen të flas me “nëse”, por nëse ndodh një shtyrje, kjo nuk do të dëmtojë Shqipërinë, por do të jetë e dëmshme për rajonin, sepse do të legjitimojë krisjen për shkak të vendeve që tashmë po negociojnë, Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendeve që ende nuk i kanë nisur negociatat, ndonëse e meritojnë plotësisht fillimin e negociatave. Frenimi i proceseve integruese do të frenojë Ballkanin Perëndimor dhe do të dërgojë një mesazh të gabuar, pasi “mendimi që BE-ja mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të saj është një gabim i tmerrshëm. Ne nuk duhet të lejojmë aktorë të tretë të futen në lojë dhe të çojnë nëpër mend dhe të krijojnë një zonë gri në mes të Evropës”. – tha Rama.

Të këshilluara

FOTO LAJM/ 'Edo, drogën e bëmë bashkë...'

Pankartat dhe banderolat në protestën e opozitës ishin të shumta. Por mbizotëronin ato që denonconin lidhjet qeveritare me trafikun e drogës. Ndër të tjera spik...

13:51

Ikën drejtori i Albpetrol, Endri Puka

Në kuadër të procesit të ristrukturimit në të cilin është futur tashmë shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol sh.a, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës ka...

12:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI