Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Astrit Patozi në protestën e opozitës: Nuk jam këtu për Lulzim Bashën

Lapsi.al 27 January 2018
Astrit Patozi në protestën e opozitës: Nuk jam këtu për

Edhe pse një kritik i Bashës dhe një i përjashtuar nga lista e deputetëve të PD-së, Astrit Patozi ka qenë i pranishëm në protestën e organizuar nga opozita. Ndërkohë, i pyetur nëse kjo pjesëmarrje e tij do të thotë se janë rregulluar gjërat me kryedemokratin, Patozi deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me zotin Basha. Ai është shprehur se kjo qeveri duhet të largohet dhe duhet të shndërrohet kjo protestë duhet të shndërrohet në një lëvizje qytetare.

“Ardhja ime këtu nuk ka asnjë lidhje me zotin Basha. Që të jemi të qartë sepse unë jam njëri nga mijëra protestuesit që kanë ardhur këtu për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Jam një prej atyre që besojnë se ka 100 arsye që kjo qeveri të largohet por edhe sikur një të ishte vendi im do ishte sërish këtu sepse mua më takon si opozita. Do doja shumë që kjo protestë të shndërrohet në një lëvizje të qytetarëve. Unë jam anëtar i PD-së, si unë këtu ka shumë të tjerë dhe nuk mjafton të jetë vetëm protestë e partive politike sepse ka nevojë për shumë më tepër që kjo qeveri ta marrë siç duhet mesazhin dhe të largohet një orë e më parë”, - deklaroi Patozi për BË.

 

Të këshilluara

FOTO LAJM/ 'Edo, drogën e bëmë bashkë...'

Pankartat dhe banderolat në protestën e opozitës ishin të shumta. Por mbizotëronin ato që denonconin lidhjet qeveritare me trafikun e drogës. Ndër të tjera spik...

13:51

Ikën drejtori i Albpetrol, Endri Puka

Në kuadër të procesit të ristrukturimit në të cilin është futur tashmë shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol sh.a, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës ka...

12:29

Opozita në shesh kundër Ramës (FOTO)

Opozita ka nisur protestën përballë Kryeministrisë. Janë 11 persona që do të mbajnë fjalim. Kjo është protesta e parë ku PD dhe LSI janë së bashku në një front ...

12:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI