Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Tahiri dhe Habilajt pjesë e spotit të PD-së për protestën e nesërme (VIDEO)

Lapsi.al 26 January 2018
Tahiri dhe Habilajt pjesë e spotit të PD-së për

Një ditë para protestës, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një video, me anë të së cilës i fton qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestë. Spoti ka në qendër të tij ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim si i përfshirë në trafikun e drogës me grupin e Habilajve. Pjesë e spotit janë dhe përgjimet audio të realizuara nga pala italiane.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Protesta/ 10 pikat e marshimit të Opozitës

1- Një protestë ku nuk do të flisnin as Luli dhe as Monika, për të mos lënë shijen se duan të heqin dikë nga karrigia për ta rrëmbyer vetë atë. 2- Një protes...

16:47

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI