Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Protesta/ 10 pikat e marshimit të Opozitës

Lapsi.al 26 January 2018
Protesta/ 10 pikat e marshimit të Opozitës

1- Një protestë ku nuk do të flisnin as Luli dhe as Monika, për të mos lënë shijen se duan të heqin dikë nga karrigia për ta rrëmbyer vetë atë.

2- Një protestë ku nuk do të konkurronin përmes britmash as PD dhe as LSI për të na treguar se kush është opozita e vërtetë.

3- Një protestë ku do të shmangej denoncimi i të gjitha aferave, ku dhe pdistët edhe lsistët kanë qenë të implikuar më parë.

4- Një protesë ku nuk do të gënjehej me përrallën e vjetër se qeveria do të rrëzohet së shpejti.

5- Një protestë ku oligarkët do të denoncoheshin me emër dhe me afera konkrete dhe jo vetëm si koncept teorik.

6- Një protestë, ku faji i vetëm i humbjes së opozitës nuk do t'i mvishej vjedhjes së votave.

7- Një protestë që nuk do të shitej si e qytetarëve. Edhe militantët kanë të drejtën e tyre legjitime.

8- Një protestë ku autobuzët e ardhur në Tiranë nuk do të fshiheshin, sepse të vish nga periferia nuk përbën asnjë faj.

9- Një protestë në fund të së cilës nuk do të gënjehej me disafish për numrin e pjesmarrësve.

10- Një protestë pa regji qëndrore, ku kamerat do të lejoheshin të filmonin edhe nga lart.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI