Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Historia/ Prifti amerikan pagoi mafiozët shqiptarë për t'i hequr qafe gruan

Lapsi.al 26 January 2018
Historia/ Prifti amerikan pagoi mafiozët shqiptarë për t'i

Nga predikimi në kishë, në errësirën e internetit! Një predikues amerikan në Minesota, u lidh me faqen “Besa Mafia”, një faqe internet që pretendonte lidhjen me krimin e organizuar shqiptar.

Stephen Allwine, 44-vjeçar, është duke u gjykuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Fillimisht ai u lidh me faqen Besa Mafia, ku kontraktoi një vrasës shqiptar, për të bërë të mundur ekzekutimin e gruas së tij, Amy Allwine, 43-vjeçare. Për të rujtuar reputacionin e tij si predikues fetar, Stephen nuk mund të kërkonte divorc nga gruaja, kështu që vendosi ta vrasë atë dhe të mos ‘përlyejë’ duart e tij, - raporton Express. Ai thuri një plan, duke prenotuar ‘vrasjen’ e bashkëshortes në faqen e intetnetit. Gjithcka duhej të dukej si një aksident. Pagoi 6 mijë dollarë, pagesën e së cilës e bëri me bitcoin, në mënyrë që vrasësit shqiptar të mbaronin punë. Bitcoin është një mondeshë virtuale, e palegalizuar nga qeveritë.

Burri u dha të gjitha detajet e lëvizjeve të gruas së tij vrasësve me pagese, por vrasja prej tyre nuk ndodhi kurrë. Kështu, predikuesi e vrau vet gruan e tij, dhe të gjithë skemën e krimit e bëri të dukej si vetëvrasje. Ai e drogroi gruan e tij, dhe më pas e qëlloi me armë, lejen e së cilës e kishte marrë nga autoritetet në muajin gusht. Amy Allwine u gjet e vdekur më 13 Nëntor 2016 në dyshemenë e dhomës së gjumit me një plumb në kokë.

Hetuesit gjetën në telefonin e vrasësit, bisedat e Stephen Allwine me vrasësit virtualë. Stefani ofronte në kishë këshillime martesore për çifte. Ai dhe Amy kanë një fëmijë të adoptuar.

Të gjitha konfliktet në cift e deri në dëshirën e tij për të vrarë gruan, nisën pasi Stephen Allwine, ra në kontakt me një faqe interneti “Ashley Madison”, dhe aty nisi të njihte gra të tjera. Aq shumë u përfshi, saqë gruaja e tij i dukej një “pengesë”.

"Ai po shihte gra të tjera, por nuk donte ta divorconte bashkëshorten e tij për shkak të pozicionit të tij në kishë", tha prokurori Jamie Kreuser në gjyqin e kësaj jave, raporton Star Tribune. Prokurorët që kanë folur në gjyq, thonë se nuk besojnë që faqja e internetit "Besa Mafia" të ketë vrasës realë shqiptarë. Sipas tyre, bëhet fjalë vetëm për një mashtrim. E kjo, nisur nga fakti i thjeshtë, se predikuesi fetar i pagoi lekët, por vrasja e gruas së tij nuk ndodhi nga ‘mafiozët’ shqiptarë të internetit./express

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI