Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Kryeministri që fshihet pas piktorit

Lapsi.al 25 September 2017
Kryeministri që fshihet pas piktorit

Vincent W. J. van Gerven Oei / Në faqen kryesore të shtojcës së djeshme kulturore të gazetës italiane Corriere della Sera është botuar një nga zhgarravinat e Kryeministrit Rama, me të cilat ai ka veshur murin e Bienales së Venecias, që këtë vit kurohet nga anëtarja e bordit të qendrës COD në Kryeministri Christine Macel.

Ajo që vlen për t’u theksuar është se zhgarravinat janë bërë mbi një fletë kalendari të datës 10 Janar 2017, ku janë shënuar një sërë takimesh me ministra dhe deputetë në lidhje me reformën në drejtësi.

Në orën 16:00 një takim me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Sekretarin e Përgjithshëm Engjëll Agaçi, në 16:30 takim me Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe Sekretarin Agaçi, në 17:00 takim sërish me Agaçin dhe Fatmir Xhafajn, aktualisht Ministër i Brendshëm dhe ish-kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Reformës në Drejtësi në Parlament, dhe në fund një takim me deputetin Taulant Balla.

Në 10 janar, parlamenti nisi aplikimet për anëtarë të institucioneve të reja si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit. Këto procedura ende edhe sot janë të papërfunduara dhe disa afate kohore janë shtyrë, pasi aplikantët që plotësonin kushtet ishin të pakët në numër.

Dy ditë më vonë, më 12 Janar, ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani sulmoi publikisht ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për nivelin alarmant të kultivimit të kanabisit. Gjithashtu, ai deklaroi se “gjendja e tanishme në sistemin e drejtësisë është kaotike. Asnjë nuk po kontrollon askënd.” Kjo “situatë” është kthyer ndërkohë në një status quo.

Procesi rreth reformës në drejtësi ka qënë i dyshimtë. Gazetarë dhe qytetarë nuk kanë pasur asnjë qasje në dokumenta e brendshme, dhe shpesh herë legjislacioni ka qënë i paqartë edhe për vetë deputetët edhe në çastin që e kanë votuar. Një shembull tipik i kësaj është kalimi i ndryshimeve të Kodit Penal.

Është ironik fakti se një nga mundësitë për të parë në brendësi të mekanizmave të oborrit të Ramës zbulohet nëpërmjet punëve të tij të artit.

Publikimi si faksimile i një dokumenti zyrtar, kalendarit të takimeve të Kryeministrit, në faqen e parë të një gazete të huaj, ndërsa qytetarët e zakonshëm shqiptarë nuk kanë informacionin apo as qasjen më minimale, ngre një numër të rëndësishëm pyetjesh për konfidencialitetin, qasjen në informacion dhe arkivimin e tij. Këto pyetje nuk janë vetëm teorike, ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën si qytetarët mund të kontrollojnë qeveritë e tyre, dhe si qeveritë komunikojnë me qytetarët e tyre.

Për Kryeministrin Rama kjo mënyrë komunikimi është shumë e qartë. Ai do t’u flasë atyre pa ndërprerje nëpërmjet kanalit video ERTV në faqen e tij në Facebook ose përmes dokumentave qeveritare të shfaqura nëpër ekspozita dhe të shitura për para.

Mund ta harrojmë çdo lloj forme tjetër të transparencës nga Edi Rama. Gjithçka është propagandë një drejtimshe.

E gjithë kjo bëhet edhe më ironike nëse dëgjojmë fjalet e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ka drejtuar shkatërrimin më të madh të sanksionuar nga shteti që i është bërë ndonjëherë trashëgimisë kulturore në Shqipëri që nga koha e prishjes së kishave e xhamive dhe revolucionit kulturor e ideologjik:

Politika në Shqipëri dhe Kosovë ka shumë për të mësuar nga artistët e saj, nëse tregohet e mençur edhe mund të përfitojë prej tyre, nëse shikon pas horizontit ajo mund t’i mbështesë ato, nëse është e emancipuar mund t’i kërkojë ndjesë, sepse i ka borxh atyre dekada borxhesh të papaguara.

Mua më duket se politika shqiptare ka mësuar më shumë se sa duhet nga arti—ajo është kthyer në një formë të veçantë të artit: një art i cili, në shpirtin e Bienales së fundit Mediterranea 18, pohon publikisht se është jopolitik, shfaqje e pafajshme e lirshmërisë dhe ngjyrës, ndërsa në të njëjtën kohë luan rolin e një pararoje. Jo pararojës së demokracisë, por të fshirjes totale të vlerave demokratike nga sfera publike.

Sikurse Rama deklaroi në videon më të fundit promovuese për Bienalen e Venecias:

Edhe në politikë, unë po përpiqem, gjithashtu, të pikturoj një kanavacë. Unë përfytyroj atë si unë dua që të jetë vendi im, si dua që ai të ndihet, si unë dua që ai të ndryshojë.

Jemi ende në pritje të çastit kur media ndërkombëtare e artit do ta zhvendosë vëmendjen e saj nga letra e murit me zhgarravina në “kanavacën politike” që ky njeri ka pikturuar në Shqipëri, e cila përfshin fusha të tëra me kanabis, pasuri arkeologjike të mbuluara me beton, pasuri natyrore të grabitura nga oligarkët për përfitime marramëndëse dhe pamjen tronditëse të rënies të një sistemi politik.

Jemi ende duke pritur çastin që media ndërkombëtare e artit të fillojë t’i lexojë dokumentat që Rama rrëmben e fut në xhep në shërbim të egomanisë së tij, dhe të fillojë të ngrejë disa pyetje thelbësore se si janë lidhur arti dhe politika në veprën e një njeriu, i cili është vetëm një hap larg të qenit autokrati i radhës në Ballkan.

Disa shenja janë shpresëdhënëse. Së fundmi, Alexxa Gotthardt dhe Scott Indrisek shkruan për revistën Artsy:

Në segmentin Giardini të Viva Arte Viva, një dhomë e stërmadhe është veshur me letër muri me një sëri vizatimesh shumëngjyrëshe gjeometrike, të ngjashme me eksperimentimet në fletore vizatimi të një studenti të talentuar nën ndikimin e drogës. Për të qënë krejtësisht të sinqertë, punët nuk do të kishin kaq rëndësi nëse ato nuk do të ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë.

Për të qenë vërtetë “krejtësisht të sinqertë”, këto punë nuk vlejnë asgjë përveç faktit se ato janë bërë nga një njeri që e modelon veten si një “udhëheqës botëror”.

Gotthardt, Indrisek dhe kolegët e tyre duhet të bënin mirë të hidhin vështrimin pikërisht në çfarë do të thotë vërtetë të jesh një “kryeministër i Shqipërisë”. (Exit.al)

Të këshilluara

Filozofia e sundimit të pakicës

Nga Veton Surroi/ Kosova, pas tridhjetë vjetësh, sërish kthehet tek varësia ndaj presidentit serb   1 Rrëfimi i shkurtër dhe i thjeshtë i ...

08:18

Kosova, një ngjarje ruse në Bruksel

Nga Veton Surroi/ Mund lehtë të paramendoj buzëqeshjen e Moskës zyrtare në të dëgjuar se edhe një herë do të fillojë “dialogu për Kosovën”, tash në nivel të pre...

14:53

Pse po e takoj Vuçiçin?

Nga Hashim Thaçi / Republika e Kosovës vitin e ardhshëm do ta shënojë dhjetë vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë.  Vetëm njëzet vite më parë,...

12:20

Lajme komunale nga Tirana

Nga Kastriot Dervishi Prej më se 2 vjetësh jemi të detyruar të shohim nëpër televizionet kombëtare lajme të mërzitshme të karakterit komunal nga Bashkia...

07:50

A ka vapë Skënderbeu?

Nga Edmond Tupja/ Nëse këtë shkrim do ta kisha titulluar “A kishte vapë Skënderbeu?”, me siguri që do të më duhej të dokumentohesha gjatë, gjerë e thellë, për t...

10:36

Fotoja ime e parë me Sali Berishën

Nga Mustafa Nano/ Për herë të parë me Sali Berishën kam folur në telefon. Ka qenë marsi i vitit 1991. E kërkova unë në telefon në emër të një grupi njerëzish që...

10:08

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI