Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Kosova, një ngjarje ruse në Bruksel

Lapsi.al 1 September 2017
Kosova, një ngjarje ruse në Bruksel

Nga Veton Surroi/ Mund lehtë të paramendoj buzëqeshjen e Moskës zyrtare në të dëgjuar se edhe një herë do të fillojë “dialogu për Kosovën”, tash në nivel të presidentëve, të Serbisë e të Kosovës, ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Nga atje mund të loznin një kuiz me një pyetje e me gajasje kënaqësie:

“X, njëri prej shteteve më të varfra të Evropës, është dëmtuar nga korrupsioni i gjithëpërhapur, migracioni i lartë dhe konflikti i ngrirë në regjionin e vet Y”.

Kështu thotë BBC, shkruajnë nga Moska. Tash gjeni X dhe Y.

Përgjigjja është e lehtë, apo jo? Kosova është X, ndërsa Veriu është Y?

Gabim. Fjalia e plotë është “Moldova, njëri prej shteteve më të varfra të Evropës, është dëmtuar nga korrupsioni i gjithëpërhapur, migracioni i lartë dhe konflikti i ngrirë në regjionin e vet Transdnjistria”.

Moldova sapo festoi 27-vjetorin e pavarësisë së vet ndërsa Moska po kaq, ngaqë Rusia vendosi një parim të rëndësishëm të politikës së vet të jashtme, atë të “konflikteve të ngrira”. Kur Moldova (atë që e njohim me emrin e parë Moldavia) vendosi të bëhej shtet i pavarur, një pjesë e këtij shteti qe kundër pavarësisë dhe pos argumenteve pse nuk donte të bëhej pjesë e një shteti të ri kishte edhe përkrahjen e Armatës së 14-të të Rusisë. Pjesa e shtetit që nuk pranoi qe tej lumit Dnjestër dhe u quajt Transdnjestër (tej Dnjestrit, matanë Dnjestrit). Për çerekshekulli mbetet një “konflikt i ngrirë”, ku nuk shtrihet autoriteti i Moldovës, ku për sigurinë e vendit duhet të vendosin së bashku Rusia dhe Moldova së bashku me autoritetet e Transdnjestrit dhe ku ritualisht do të merret ndonjë iniciativë në OSBE a OKB që “më në fund të zgjidhet ky konflikt”.

Prej themelimit të Transdnjestrit Rusia ka shënuar sukses pas suksesi në politikën e konflikteve të ngrira. Ka përkrahur atë të Nagorno Karabakhut në konfliktin Armen-Azerbajxhan. Ka njohur, edhe para se të themeloheshin, republikat e Osetisë Jugore dhe Abhazisë nga territori i Republikës së Gjeorgjisë.

Shumë vjet më pas Rusia ka përkrahur në formë aktive (ushtarake, logjistike, politike) themelimin e shteteve apo kuazishteteve në territorin e Ukrainës, me emra si Republika e Donbasit. Edhe kjo krijesë mori emër prej lumit, një shkurtesë sovjetike prej Basenit të lumit Donec, DonBas.

Dhe obsesioni me lumenj nuk qe, rrjedhimisht, koincidencë, me Ibrin, kur Rusia mbrojti në formë aktive, politike, diplomatike dhe logjistike formimin e një entiteti funksional në veri të këtij lumi, si forcim edhe të një konflikti të ngrirë. Me pak ngulm ndoshta do t’ia kishin vërë edhe emrin TransIbar.

2.

Në rastin e Kosovës, politika ruse ka thënë se NATO-ja ka bërë një precedencë, me ndërhyrjen e vet ushtarake ndaj një vendi sovran që ishte “RFJ”- një vend që qe aq sovran sa as vetë përbërësit e tij, Serbia e Mali i Zi, nuk pajtoheshin se ishte shtet i përbashkët. Sidoqoftë, Rusia tërhoqi doktrinën e vet të re, të precedencës së Kosovës me të cilën edhe ajo vetë do të përkrahte vende që luftonin për pavarësi të vet, si Osetia e Abhazia, dhe do t’i përkrahte nëse e shpallnin pavarësinë. Nëse mundet Kosova, pse nuk mundet Abhazia, pyeste Putini, për ta zgjeruar edhe më tutje këtë doktrinë me Krimenë në Ukrainë. Meqë Krimeja do të jetë pjesë e Rusisë, pasi që trupat ruse pa flamuj rusë në uniformë e “çliruan” këtë territor, atëherë Rusia nuk ka si të mos e pranojë.

Kosova i shërbeu Rusisë për shumëçka, madje edhe si instrument harrese, sepse para se të lindte çfarëdo “parimi Kosovë” kishte lindur parimi Transdjestër. Rusia nuk kishte nevojë të merrte si precedencë Kosovën; me forcën e vet ushtarake, me një politike aktive e agresive dhe me një forcë të pashoq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së çfarëdo që Rusia të vendoste se ishte parimore do të bëhej.

Në fakt, parimi i narracionit rus ka fituar jo vetëm në OKB, por tash edhe në BE. Negociatat e tanishme mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel janë fitore e drejtpërdrejtë e parimit rus të vendosur në Transdnjestër. Ashtu si në atë pjesë të Moldavisë duhet të bashkëvendosin Rusia e Moldavia, ashtu edhe në negociatat mes Kosovës e Serbisë tema qendrore është bashkëpërgjegjësia e Kosovës dhe Serbisë për një pjesë të territorit të Kosovës.

Parimi rus, sipas të cilit shtetet që i sheh rrezik për vete nuk do të jenë funksionale (në shtrirje territoriale apo institucione shtetërore) ka fituar në gati tridhjetë vjetët e kaluar, prej Kaukazit deri në Ballkan. Dhe, për këtë Rusia ka përdorur një ligj të thjeshtë: është më lirë të shkatërrosh apo ta pengosh ndërtimin sesa të ndërtosh. Aty ku mbyllen dyert e historisë, Rusia ka shpejtuar ta vendosë çizmen, në mënyrë që dyert të mos mbyllen.

3.

Transdnjestri u aktualizua këto ditë, sepse Moldova paralajmëroi se në OKB do të kërkojë tërheqjen e forcave ruse nga territori i vet, si pjesë e një politike të re të jashtme properëndimore që do ta shohë këtë si një territor në BE e NATO.

Për Moskën, çdokush që paralajmëron se do të jetë pjesë e NATO-s e BE-së do të gjejë ndëshkimin e vet. Gjeorgjia dhe Ukraina u zgjuan me republika separatiste pasi që kishin shpallur në Samitin e Bukureshtit të NATO-s dëshirën të jenë shtete anëtare të NATO-s. Kosova që nuk ka fshehur prej ditëve që i paraprinë pavarësisë qasjen e vet perëndimore fitoi TransIbrin. Mali i Zi, në prag të anëtarësimit në NATO, përjetoi përpjekje për grusht shtet dhe atentat ndaj prijësit Milo Gjukanoviq.

Dhe, ja ku është në lajme Maqedonia. Sapo mori pushtet qeveria e re, e cila nuk fsheh se e ka prioritet anëtarësimin në NATO, përnjëherë u krijua një krizë diplomatike. Serbia brenda një dite tërhoqi diplomatët e vet nga Shkupi, me arsyetim sigurie. Pasoi komunikimi mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Maqedonisë, për shtendosjen e marrëdhënieve. Në qarqet spekulative kosovare mund të lexohet se e tëra kjo lidhet me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Për ata që e përcjellin politikën konsistente të Moskës, kriza e fundit Serbi-Maqedoni është vetëm një paralajmërim: sa më shpejt të niset Maqedonia drejt NATO-s, aq më të shpejta e të shpeshta do të bëhen “krizat” e ndryshme në vend.

4.

Në Bruksel dita e enjte mund të duket si një ngjarje e madhe. Ndoshta dhe në Prishtinë e Beograd.

Në Moskë dita e enjte është një incizim i rëndomte gjeopolitik.

Aty është një president i Kosovës, i cili me sukses bart në supe akuzat për krim të organizuar, përndjekje minoritetesh e kapje shteti, pa forcë reale politike në një ambient që nuk mund të formojë as Kuvend e as Qeveri. I padijshëm dhe andaj i dobishëm, i gatshëm të pranojë parimet e Transdnjestrit. I gatshëm të pranojë çdo gjë që mund ta ruajë vazhdimësinë e tij. I dobishëm për të treguar se pa Rusinë nuk ka zgjidhje.

Aty është një president i Serbisë, i cili me sukses transformon pozicionin e tij prej politikani fashist në një proevropian, duke u shndërruar në forcë dominuese në shoqëri. I bindur, me përvojë, se çfarëdo koketimi me Rusinë i shërben për të marrë më shumë favore nga BE-ja. Me “dialogun e brendshëm për Kosovën” është duke përgatitur një platformë, e cila në thelb është forcim i pozicionit të tij negociator. I dobishëm për të treguar se pa Rusinë nuk ka zgjidhje të asnjë problemi, pra as të Kosovës.

Një shefe e diplomacisë e BE-së që trashëgoi një tjetër shefe të diplomacisë (a e mban mend kush emrin?) që futi në punë një ndërmjetës (a e mban kush mend emrin) që shpalli një Marrëveshje historike mes Thaçit dhe Daçiqit, një marrëveshje që ende nuk mund të hyjë në histori, sepse ka nevojë për marrëveshje të tjera që kanë nevojë për marrëveshje plotësuese. Të enjten në mëngjes është zgjuar me dosjet e Transdjestrit, një konflikt herë të ngrirë e herë të shkrirë në Ukrainë, raportin për largimin e diplomatëve serbë nga Maqedonia dhe çfarëdo që t’i ketë rënë në mend të bëjë atij në Kremlin. E dobishme, sepse duhet të kuptojë se pa Rusinë nuk ka zgjidhje.

5.

Në fakt, vetëm pa Rusinë ka zgjidhje.

Shkruar për "Koha Ditore"

Të këshilluara

Pse po e takoj Vuçiçin?

Nga Hashim Thaçi / Republika e Kosovës vitin e ardhshëm do ta shënojë dhjetë vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë.  Vetëm njëzet vite më parë,...

12:20

Lajme komunale nga Tirana

Nga Kastriot Dervishi Prej më se 2 vjetësh jemi të detyruar të shohim nëpër televizionet kombëtare lajme të mërzitshme të karakterit komunal nga Bashkia...

07:50

A ka vapë Skënderbeu?

Nga Edmond Tupja/ Nëse këtë shkrim do ta kisha titulluar “A kishte vapë Skënderbeu?”, me siguri që do të më duhej të dokumentohesha gjatë, gjerë e thellë, për t...

10:36

Fotoja ime e parë me Sali Berishën

Nga Mustafa Nano/ Për herë të parë me Sali Berishën kam folur në telefon. Ka qenë marsi i vitit 1991. E kërkova unë në telefon në emër të një grupi njerëzish që...

10:08

Hipokrizia me fitoren e Skënderbeut

Nga Gëzim Sinemati/ Ato ditë që Skënderbeu mori dënimin, të diktuar më shumë nga zemërimi i UEFA-s sesa nga shpirti zyrtar, i bënim qejfin botës, duke thir...

07:28

Hipokrizia me fitoren e Skënderbeut

Nga Gëzim Sinemati/ Ato ditë që Skënderbeu mori dënimin, të diktuar më shumë nga zemërimi i UEFA-s sesa nga shpirti zyrtar, i bënim qejfin botës, duke thir...

07:28

Njeriu ynë në Afganistan

Nga Veton Surroi 1.  Qe ftesë jo e zakonshme për të promovuar një libër: një kolonel i forcave speciale që kishte luftuar në Afganistan dhe Irak më f...

10:46

10 arsye për të bërë rafting në Vjosë

Nga Blerina Ago 1) Stërvitja Shumica e njerëzve nuk rreshtin së stërvituri për të mbajtur trupin dhe mendjen në formë. Ku ka më bukur sesa të stërvitesh d...

11:40

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI