
72-vjeçari që u dhunua barbarisht nga djali i tij në fshatin Rrushkull të Manzës, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 10 ditë pas ngjarjes së rëndë. Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht trajtimit mjekësor.
Ngjarja ndodhi para banesës së familjes Kaçuli, ku djali dyshohet se dhunoi fizikisht të dy prindërit, të moshës 69 dhe 72 vjeç. Bashkëshortja u transportua në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa 72-vjeçari u dërgua në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Sipas të dhënave paraprake nga policia, autori dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor.