Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Pse po e takoj Vuçiçin?

Lapsi.al 30 August 2017
Pse po e takoj Vuçiçin?

Nga Hashim Thaçi / Republika e Kosovës vitin e ardhshëm do ta shënojë dhjetë vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë. 
Vetëm njëzet vite më parë, shumë pak qytetarë të Kosovës kanë besuar se kjo do të ishte e mundur. Por, historia dhe përvoja jetësore ka dëshmuar se liria mund të arrihet kur një popull bashkohet dhe sakrifikon gjithçka për të. Kështu ndodhi edhe në Kosovë. Liria u pagua shtrenjtë nga gjaku i qindra e qindra dëshmorëve dhe i mijëra viktimave civile. Kosova shtet i pavarur dhe sovran është realitet i sotëm, falë kësaj sakrifice.

Liria na mundësoi të punojmë përsëri të bashkuar në shtet-ndërtim, që është një proces tepër kompleks dhe i vështirë. Të gjithë e dimë se cili ka qenë çelësi i këtij suksesi. Mbi të gjitha ishte uniteti politik dhe qytetar, bashkëpunimin e ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, gatishmëria për të qenë tolerant, pragmatik dhe aftësia për të bërë kompromise, si elementet kryesorë që përcaktuan suksesin tonë.

Kjo praktikë dhe kulturë politike që e ndoqëm bashkërisht në të gjitha proceset e shtet-ndërtimit është treguar jashtëzakonisht e suksesshme. Prandaj, pa asnjë hezitim jam i gatshëm që si President i Republikës së Kosovës të ndërtoj të njëjtën platformë, kur janë në pyetje procese jetike për shtetin tonë. Realiteti i sotëm i shtetit tonë, përsëri imponon nevojën e ndërtimit të një platforme të përbashkët të të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile, mediave dhe të gjithë atyre njerëzve të vullnetit të mirë që kanë dijen dhe gatishmërinë që potencialin e tyre ta vënë në shërbim të shtetit.

Gjatë kësaj dekade të parë të funksionimit të institucioneve demokratike, Kosova ka shënuar suksese të shumta në arenën ndërkombëtare, duke u bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare dhe kemi filluar rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Tani jemi në përfundimit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), si një proces i domosdoshëm për sigurinë nacionale dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kemi bërë shumë rrugë dhe kemi arritur suksese të pamohueshme. Por tani është koha të reflektojmë shumë seriozisht për rrugën tonë përpara. Duke të reflektojmë të bashkuar dhe të vendosim bashkërisht se si të ecim përpara. Realiteti i sotëm në arenën ndërkombëtare është shumë më ndryshe. Ne duhet të përshtatemi me kujdes në këtë ambient kompleks ndërkombëtarë, në mënyrë që të ruajmë edhe më tutje mbështetjen e partnerëve tanë kryesorë perëndimorë për ta bërë realitet aspiratën tonë për anëtarësim në OKB, NATO dhe BE. Pa arritjen e këtyre tri synimeve

thelbësore, nuk mund të themi që shteti ynë është i konsoliduar dhe ka zënë vendin e vet të merituar në arenën ndërkombëtare, njësoj sikur shtetet tjera demokratike të botës.
Synimi i ynë është krejtësisht i mundur në rast se përkushtimi dhe puna e jonë do të jetë e përbashkët. Shumë pengesa kemi përpara në këtë rrugëtim, por asnjë nga ato nuk është e patejkalueshme. Por, duhet të jemi realistë dhe të pranojmë faktin se pengesa më e madhe në të gjitha këto përpjekje do të jetë aftësia e jonë për të përmbyllur me sukses fazën e fundit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tingëllon keq dhe ndoshta është e padrejtë për ne, por në masë të madhe, shpejtësia e arritjes së tri synimeve kyçe të sipër përmendura varet nga aftësia e jonë për të arritur marrëveshjen përfundimtare politike për normalizimin e marrëdhënieve me këtë shtet fqinj. Padyshim, normalizim i plotë nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Unë nesër do të jem në Bruksel dhe së bashku më znj. Frederica Mogherini dhe presidentin e Serbisë Vuçiç do të diskutojmë për idetë preliminare se si do të vazhdojmë më tutje. Sigurisht, ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe transparent në këtë proces, por ketë duhet ta bëjmë në mënyrë institucionale. Prandaj, ne duhet që me urgjencë fillimisht të bëjmë konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe të qeverisë së re. Çdo vonesë e mëtejshme bartë me vete pasoja shumëdimensionale. Për më tepër, vonesat e tilla, e bëjnë të pamundur edhe ndërtimin e platformës së përbashkët të cilën e konsideroj të domosdoshme për proceset jetike shtetërore që na presin.
Jam i bindur se modelet që kemi aplikuar në të kaluarën, e të cilat kanë dhënë suksese historike për vendin tonë, jo vetëm që nuk janë të tejkaluara, por janë të domosdoshme për të ardhmen tonë. Prandaj, të gjithë presim që të gjitha partitë politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe që pa vonesa të funksionalizojnë Kuvendin e Kosovës dhe qeverinë e re.

Menjëherë pas kësaj, unë do të punoj për ndërtimin e ekipit të unitetit me përfaqësues nga partitë politike, shoqëria civile etj. Duhet të përgatitemi mirë dhe të jemi të bashkuar sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Të këshilluara

Lajme komunale nga Tirana

Nga Kastriot Dervishi Prej më se 2 vjetësh jemi të detyruar të shohim nëpër televizionet kombëtare lajme të mërzitshme të karakterit komunal nga Bashkia...

07:50

A ka vapë Skënderbeu?

Nga Edmond Tupja/ Nëse këtë shkrim do ta kisha titulluar “A kishte vapë Skënderbeu?”, me siguri që do të më duhej të dokumentohesha gjatë, gjerë e thellë, për t...

10:36

Fotoja ime e parë me Sali Berishën

Nga Mustafa Nano/ Për herë të parë me Sali Berishën kam folur në telefon. Ka qenë marsi i vitit 1991. E kërkova unë në telefon në emër të një grupi njerëzish që...

10:08

Hipokrizia me fitoren e Skënderbeut

Nga Gëzim Sinemati/ Ato ditë që Skënderbeu mori dënimin, të diktuar më shumë nga zemërimi i UEFA-s sesa nga shpirti zyrtar, i bënim qejfin botës, duke thir...

07:28

Hipokrizia me fitoren e Skënderbeut

Nga Gëzim Sinemati/ Ato ditë që Skënderbeu mori dënimin, të diktuar më shumë nga zemërimi i UEFA-s sesa nga shpirti zyrtar, i bënim qejfin botës, duke thir...

07:28

Njeriu ynë në Afganistan

Nga Veton Surroi 1.  Qe ftesë jo e zakonshme për të promovuar një libër: një kolonel i forcave speciale që kishte luftuar në Afganistan dhe Irak më f...

10:46

10 arsye për të bërë rafting në Vjosë

Nga Blerina Ago 1) Stërvitja Shumica e njerëzve nuk rreshtin së stërvituri për të mbajtur trupin dhe mendjen në formë. Ku ka më bukur sesa të stërvitesh d...

11:40

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI