Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Artisti i talentuar paraqet vizionin e tij të lavdishëm për kombin

Lapsi.al 23 July 2017
Artisti i talentuar paraqet vizionin e tij të lavdishëm për

Përmes një postimi në facebook, Artisti i Talentuar informoi Popullin e tij që Do Shqipërinë për 10 pikat që ai do të ndërmarrë gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë së tij të Re, e cila do të dekretohet në muajin shtator nga Presidenti i Ri dhe Armiku i Popullit Ilir Meta.

Pas një sërë takimesh të gjata dhe frutdhënëse, gjatë të cilave Ai ofroi veshin e Tij për të dëgjuar vuajtjet dhe problemet e Shërbyesve të tij të Përunjur, Dëgjuesi i Duruar tani po flet për shumë “përplasje”, “beteja” dhe “luftëra” të reja. Ne do të qendrojmë në krah të tij dhe do të japim me dashuri gjakun tonë dhe mirëqenien tonë ekonomike për kauzën e tij fisnike.

Së pari, është platforma e tij revolucionare bashkë-qeverisëse, e cila do të lëshojë “një luftë të gjithanshme kundër parazitëve dhe grabitësve në çdo zyrë shteti.”

Reformatori i Përjetshëm, i cili do të nisë një “proces llogaridhënie në takime publike për të gjithë drejtorët e agjencive, inspektoriateve, drejtorive dhe zyrave të shtetit”, do t’i japë llogaridhënies publike vendin që i takon, duke e çliruar, njëherë e për gjithmonë,vendin tonë nga armiqtë e urryer dhe të korruptuar të popullit, të cilët kanë infektuan të gjitha degët e qeverisë.

Nisur nga përvoja e shkëlqyer e Drejtësisë së Popullit gjatë Revolucionit Kulturoro-Ideologjik, ne mezi po presim nga gëzimi të shohim se si Gjykuesi i Pakorruptueshëm do të dëgjojnë sërish Zërin e Vërtetë të Popullit. Në fakt, ne nuk do të prodhojmë asgjë në këtë vend, vetëm do t’i dënojmë të gjithë.

Kur Ai deklaron se Ai do ta “mbyllë me fitoren e padiskutueshme të Policisë së Shtetit luftën e këtij viti dhe do të shpallë fundin e historisë së shëmtuar të kultivimit masiv dhe të paligjshëm të kanabisit në Shqipëri”, ne nuk kemi asnjë dyshim se kjo fitore do të jetë vërtetë e padiskutueshme, madje edhe ata që vazhdojnë ta përbaltin emrin e Vendit të Mrekullueshëm Dy-Krenash nën maskën e zbatimit të ligjit do të duhet të ulin me përulje kokat e tyre të deformuara.

Për më tepër, Përmirësuesi i Palodhur do të “luftojë kundër abuzimit me ujin e pijshëm”, “do të fillojë pastrimin e plotë të rrugëve kombëtare”, “do t’i shpallë luftë si kurrë më parë ndotjes së mjedisit”, do të “fillojë betejën e gjatë për sigurinë ushqimore”. Ne do të dëgjojmë thirrjen e tij për luftë dhe do ta ndjekim atë në aksion, me dëshirë ose jo.

Uji i pastër, ushqimi i sigurt, dhe rrugët me kryqëzime të sigurta janë gjithçka që na duhet për ta çuar këtë vend përpara, dhe ne i brohorasim përpjekjet e Urbanistit Superior për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ata që dëmtojnë makinat tona, që pështyjnë në ushqimin tonë, dhe që ndotin ujin tonë.

Përderisa asnjë miku të vërtetë të ish-Kryebashkiakut tonë të Madhërishëm nuk do t’i shkonte ndërmend ndonjëherë të dëmtonte interesat e kombit shqiptar, pritet që një pjesë e oligarkisë së përçmuar të vendit të bjerë në gjunjë dhe të lutet për mëshirë, posa Ekzekutuesi i Përjetshëm të shpallë dhjetë pikat e tij në shtator.

Ne duartrokasim faktin që asnjë nga këto pika nuk lidhet me prioritetet kyçe të vendosura nga BE për hapjen e bisedimeve për anëtarësim: përmirësimi i administratës publike, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i të drejtave të njeriut dhe të pronës, dhe fuqizimi i sistemit të drejtësisë. Këto koncepte të helmuara janë produkt i qëllimeve të vonuara të ideologjisë borgjeze për t’ia nënshtruar kombin e lavdishëm shqiptar zgjedhës së interesave të turpshme të fuqive të huaja. Kurrë më!

Së fundmi, ne duartrokasim në masë ndërgjegjësimin e tij të sinqertë se Parajsa e Punëtorëve nuk ndërtohet dot e gjitha në një ditë:

Siç kuptohet një pjesë e këtyre operacioneve, shkojnë përtej kufirit të 100 ditëve, por mendoj se nisja e tyre që ditën e parë të mandatit të ri është kusht për suksesin e tyre. Si mendoni?

Si mendoni?

Vdekje Demokracisë, Liri popullit! /Exit.al - Natan Haasnoot

Të këshilluara

Pse e mbroj tim atë, Besnik Mustafajin

Nga Andi Mustafaj  Jam menduar gjate nese duhet te shkruaj dicka ne lidhje me ngjarjet e fundit, gjate te cilave, per te baltosur angazhimin e babait ti...

18:59

Qarkullimi i lirë i eshtrave

Nga Veton Surroi 1. Ka njëzet vjet e ca që politikanë dhe ish-politikanë, diplomatë e burokratë perëndimorë do të dalin ritualisht me një ide themelore ...

06:37

Turp ta largojmë De Biasin kështu!

Nga Mentor Kikia / Kur ai erdhi me flamurin Kuq e Zi dhe me fitoren historike të Shqipërisë, të gjithë nxituan ti shtrojnë tapetin e kuq nga aeroporti deri...

16:11

Terrori si normalitet!

Nga Felix Steiner (Opinionist në Deutsche Welle) …dhe tani Mançesteri! Përsëri terror në zemër të një metropoli të Evropës. Një tjetër sulm ndaj njerëzve që ...

16:09

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI